LSI Durrës : Biznesi dhe familjet e thjeshta, të lëna në mëshirë të fatit

324
LSI Durrës ka denoncuar falimentimin e bizneseve dhe rritjen e të papunëve në qytet si dhe ka bërë thirrje që me 25 prill të nisë një kapitull i ri. Gjatë 6 muajve të fundit numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24% dhe kjo ka ndikuar edhe në shtimin e varfërisë së familjeve.
Ja postimi i plotë :
Qeveria ka braktisur biznesin në Durrës.
Vetëm 6 muajve të fundit numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24%.
Në rang vendi u mbyllën brenda pak muajve 4900 biznese, 34% më shumë se vitin e kaluar.
Mbyllja e bizneseve u shoqërua edhe me shifra të larta të numrit të të papunëve në qytet duke shtuar kështu edhe varfërinë në familjet e Durrësit.
Biznesi dhe familjet e thjeshta ndihen të lëna në mëshirë të fatit dhe rikthimi në normalitet duket më i largët se kurrë.
Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin. Me politika fiskale në mbështetje të biznesit dhe pa penalizime selektive, gjobvënie, apo neglizhim të pushtetit. Një kapitull i ri ku biznesi do jetë partner dhe jo target i shfrytëzimit apo penalizimit nga qeveria.
Më 25 prill Durrësi do i kthehet banorëve dhe do jetë nisja e një perspektive të re zhvillimi.
Berinda Bulku
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës
Sigal