LRI protestë para Ministrisë së Arsimit/ Jo drogë në shkolla, duam libra…

401
LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drogave në shkolla. Qindra protestues mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë”. Gjatë fjalës së saj në këtë protestë, Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi tha se kërkojmë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë, që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle. “Shkolla të jetë një institucion ku prodhohet dije dhe jo të shitet drogë. Drogën, koncesionet le t’i mbajnë pushtetarët dhe të largohen nga Shqipëria. Të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë duan të rrinë në Shqipëri, të bëjnë jetën e tyre këtu dhe duhet t’ua sigurojmë këtë gjë”, tha ajo.

Ndërkohë dhe Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana u shpreh, se në shkollat dhe gjimnazet shqiptare sot hashashi është bërë një element i ditës. “Në korridore, oborret e gjimnazeve sot konsumohet, jo vetëm cigare, por dhe hashash dhe lëndë të tjera narkotike, sepse kjo qeveri nuk mendon për të rinjtë e për qytetarët, por vetëm për veten dhe miqtë oligarkë të saj”, tha ai.
Sigal