Listat e PS, Kryemadhi: Listë humbëse dhe frike, për të mbajtur nën kontroll dhe peng PS

259
Sigal

Në vazhdim të fjalës së saj folur në një emision televiziv kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi listat e Partisë Socialiste të bëra publike mbrëmjen e kaluar. Ajo e cilësoi listën e PS, si një listë humbëse dhe që tregon frikën e Edi Ramës dhe një tentativë për të mbajtur peng partinë pas humbjes së 25 prillit.

Unë e lexoj frikë të Edi Ramës dhe një listë humbëse për të përgatitur kontrollin dhe mbajtjen peng të PS. Largimi i figurave si Musa Ulqini, Besnik Bare, Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, apo i shumë e shumë grave e burrave të tjerë që janë të PS, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e listave, përkundrazi janë larguar, sekterisur larg territorit socialist, për mua tregon se Rama ka frikën për krijimin një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar, të cilin kërkon ta ketë si një grup që do ti shërbejë si një lloj negociatori për veten e tij, alibi për veten e tij, apo për të kërkuar një liri me kusht për veten e tij politike.
Nga ana tjetër, unë shikoj frikën që ka Rama nga ky grup socialistësh të vjetër, duke filluar që nga Gramzo Ruçi i pari, që për hirë të vërtetës ai nuk e ka problem vendosjen në numrin 8, por sa më shumë ka të bëjë për vlerësimin dhe respektin që Rama i jep historisë së PS, figurës së Ruçit e socialistëve të tjerë, pavarësisht mendimeve personale që mund të kemi ne.
Shanset dhe mundësitë që socialistët nuk e gjejnë veten të listat e rilindjes e gjejnë veten te kandidatët socialistë tek LSI-ja.

Shansin dhe mundësinë, të gjithë socialistët që nuk e gjejnë veten te listat e Rilindjes, e kanë tashmë te kandidatët socialistë që janë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju referohem këtu edhe shumë djemve dhe vajzave të reja të LSI-ë, të cilët kanë ardhur në LSI që në moshën 16-vjeçare, edhe pse vinin nga familje socialiste, të cilët janë sot kandidatë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe krijimi apo dalja e opozitës me dy lista i krijon shansin dhe mundësinë njerëzve për të pasur shumë alternativa për të votuar. Nëse nuk u pëlqen partia, ata mund të votojnë kandidatin. Nëse nuk u pëlqen Monika, mund të votojnë Petrit Vasilin, mund të votojnë Klajda Gjoshën, mund të votojnë Brisida Shehajn e kështu me radhë. Pra, njerëzit sot kanë mundësi për të votuar pafundësisht.