Lirimi i zyrave, FRD letër Veliajt, KQZ-së dhe ambasadorëve: Po veprohet në kundërshtim me ligjin

236
Sigal

Partia Fryma e Re Demokratike i ka drejtuar një letër sot kryebashkiakut Erion Veliaj, kryetarit të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe ambasadorëve duke pohuar se bashkia po vepron në kundërshtim me ligjin, sa i përket lirimit të zyrave në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë.

Në letër kreu i FRD, Sali Shehu sqaron se “Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”.

FRD në tre zgjedhjet e fundit ka qenë mbi 1 % në shkallë vendi.

Nga ana tjetër bashkia ka paralajmëruar se do të përdorë forcën në datën 23, ora 10.00, pikërisht në këtë datë është lënë seanca në gjykatë për të gjykuar çështjen.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i bëri thirrje partisë “Fryma e Re Demokratike” të lirojë zyrat, të cilat sipas tij “i ka zaptuar prej katër vitesh” në tejkalim të kohëzgjatjes së kontratës së vitit 2016.

Por, kryetari i FRD-së, z. Sali Shehu nuk është dakord.

“Ndërhyrja me forcë do sillte cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur kryetari i FRD-së, z. Sali Shehu.