Lindita Veliasi: KQZ më anashkaloi, shkeli ligjin, çështja në Kolegjin Zgjedhor

602
KQZ ka shkalur ligjin kur në vend të Floida Kërpacit në Këshillin Bashkiak, e cila u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë caktoi Genta Mezinin. Kjo e fundit doli kundër partisë së saj në votime. Por menjëherë ka pasur një reagim. Vendi në Këshillin Bashkiak i takonte Lindita Veliasit, por që KQZ nuk e ka miratuar. Dhe kjo pas një shkrese që Bashkia kishte nisur në KQZ ku i kërkonte që në vend të saj të caktohej Genta Mezini. Sipas bashkisë, Veliasi, ka konflikt interesi, sepse ishte punonjëse e bashkisë. Të mërkurën, KQZ vendosi që t’ia japë mandatin e Floida Kërpaçit, Genta Mezinit, e 19-ta në listë, dhe jo kandidates Lindita Veliasi, e 17-ta në listë. Për këtë, burime pranë KQZ thanë se i ishin referuar një shkrese të ardhur nga Këshilli Bashkiak. Në shkresën e sjellë nga ky këshill në drejtim të KQZ-së, ku sekretari i këshillit, Behar Zeneli, përfaqësues i LSI-së, i thotë KQZ-së se mandati i Kërpaçit duhet t’i kalojë Mezinit, dhe jo Veliasit. Mbi këtë shkresë KQZ ka mandatuar Mezinin, duke shkelur të drejtat kushtetuese të Veliasit. Ajo, as nuk u pyet nga KQZ, as iu mor mendim shkresor e zyrtar, nëse pranonte punën në bashki apo mandatin e këshilltares. Institucioni i punës, qoftë edhe vetë këshilli bashkiak, aq më keq, ku ai drejtohet nga e njëjta parti me shkresë, nuk mund të përfaqësojë individët. Çështja tashmë është referuar në Kolegjin Zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet të hënën.
Sigal