Lindita Nikolla uron të fituesit e zgjedhjeve lokale në Kosovë

169
Sigal

 Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mesazh urimi për Kryetarët e rinj të Komunave në Kosovë
Jam e bindur se do bëni më të mirën për qytetarët tuaj

 

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, uron kryetarët e rinj të Komunave në Kosovë për zgjedhjet e zhvilluara. Në mesazhin e saj, Nikolla uron të zgjedhurit e rinj për sukses në ushtrimin e detyrave të tyre.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve!Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre”, shkruan në urimin e saj Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.