KLSH kallëzoi kreun e AKU për akulloret vrasëse, SPAK të prangos importuesin e tyre Grigor Jotin

366
Sigal

KLSH kallëzoi kreun e AKU që lejoi akulloret vrasëse; SPAK të prangosë Grigor Jotin që i importoi, falsifikoi e tregtoi

 

Në magazinat e firmave “Interbrands” e “IMLS”, gjendje 2.7 milionë akullore “Snickers”, “Bounty”, “M&Ms” dhe “Twix”, të cilat duhej t’i kishin asgjësuar në gusht 2021 kur urdhëroi BE-ja; por në bashkëveprim me drejtorin e kallëzuar, kanë bërë letra false sikur i kanë asgjësuar me komision AKU-ISHP-Tatime-Dogana-Polici

Ditën e mërkurë, KLSH njoftoi se ka kallëzuar në SPAK, Drejtorin e e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi, me akuzën e provuar, se ka lejuar, favorizuar dhe fshehur, importimin e tregtimin në Shqipëri, të akulloreve me substancë “vrasëse” Oksid Etileni.Sipas KLSH, drejtori i AKU nuk i kishte bllokuar, paçka se kishte marrë informacion zyrtar nga Rrjeti Europian i Sigurisë së Ushqimit të Popullatës, se firmat “Interbrands sh.p.k” dhe “IMLS shpk” të biznesmenit Grigor Joti, fusnin në treg akullore e çokollata kancerogjene.Po kështu, drejtori Skënderi nuk ka vepruar për t’i bllokuar megjithëse u njoftua me 3 denoncimet e “Pamfleti”-t në muajt gusht-shtator 2021, referuar informacionit nga kontrollet që inspektorët e AKU, kishin bërë në magazinat e biznesmenit Grigor Joti dhe në rrjetin “Big Market”, ku ai shet 80% të këtyre akulloreve e çokollatave.Pasi KLSH ka zbuluar këtë abuzim të rëndë, ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës dhe SPAK, Drejtorin e Kontrollit Ushqimit, mirëpo krimi është si “tangoja” që nuk kërcehet vetëm.

Në rastin konkret, partner në krimin ushqimor me Drejtorin e AKU, Bledar Skënderi, është biznesmeni Grigor Joti, i cili është autori i krimit, si importues me vetëdije, si falsifikues etiketash e skadencash dhe tregtues me shumicë i akulloreve kancerogjene.

A do ta hetojë dhe a do ta arrestojë SPAK-u, biznesmenin Grigor Joti, për këtë krim të qëllimshëm, që ka bërë ndaj popullatës e sidomos ndaj fëmijëve, që janë konsumatorët masiv të akulloreve “Snickers”, “Bounty”, “M&Ms” dhe “Twix”?

Sepse KLSH ka kallëzuar drejtorin e AKU, për fshehje e favorizim krimi ushqimor, por nuk ka kompetenca ligjore të kallëzojë biznesmenin Grigor Joti, ndërsa Prokuroria e SPAK, kanë fuqinë e për ta hetuar dhe prangosur, sepse ky është autori i krimit; dhe nuk besojmë, se në këtë rast të rëndë me pasoja për jetën e konsuamtorit, shefat e drejtësisë do heshtin, ngaqë i kanë dhënë miliona lekë tendera Grigor Jotit për firmën “Infosoft Group”.

Për më tepër, që sipas informacioneve konfidenciale nga inspektorë të kontrollit ushqimor, rezulton se në magazinat e firmave të tij “Interbrands shpk” dhe “IMLS shpk”, Grigor Joti ka akoma gjendje afro 2.7 milionë copë akullore “Snickers”, “Bounty”, “M&Ms” dhe “Twix”.Këto, duheshin asgjësuar qysh në muajin gusht 2021, kur erdhi urdhëri nga BE, mirëpo në bashkëveprim me drejtorin Bledar Skënderi, bëri letra false sikur i ka asgjësuar me komision të përbashkët AKU-ISHP-Tatime-Doganë-Polici.Si referencë për SPAK-un, po i kujtojmë se një sasi të madhe akulloresh e çokollatash “vrasëse”, të importuara në fund të muajit tetor 2021 me leje nga AKU, Grigor Joti i ka dhe në magaziant e firmave ilegale “Inter Trade&Distribution” e “Inter Distribution Services”, të cilat administrohen nga Rolond Joti e Plarent Kristo.Nuk duhet heshtur, mbasi fakti që po vazhdon importimin e akulloreve e çokollatave dhe gjersa nuk i po asgjëson ato që ka stok; kuptohet se miku i kupolës politike Grigor Joti, është në pritje të momentit tolerues nga shteti, për t’i hedhur në treg me data skadence të falsifikuara.