‘Ligji për diplomat e mjekësisë, antikushtetues’/ Meta: Qeveria kërkon ta hedhë krizën e sistemit shëndetësor në kurriz të studentëve

38
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme është shprehur se miratimi i ligjit për studentët e mjekësisë, i cili i kushtëzon në marrjen e diplomës për 5 vjet, ishte një vendim antikushtetues.

Meta u shpreh se ky vendim kërkon që krizën e sistemit shëndetësor ta hedh mbi kurriz të studentëve.

Më tej Meta tha se “Ky vendim i qeverisë vjen sepse qeveria e ka më të lehtë të shkel kushtetutën dhe të paralizoj një gjenerate të tërë, sesa të ndaloj të vjedh miliarda euro, me koncesione të dështuara të shëndetësisë”.

“Dje në mesnatë janë marrë peng diplomat e studenteve. Zëri i tyre dhe i familjarëve të tyre nuk u dëgjua po u injorua me arrogance të plotë duke dëgjuar nga ministrja e tyre se vendin ata dhe nuk ju pyesim studentët. Ky ishte një vendim arbitrar, antikushtetues, i cili kërkon që krizën e shëndetësisë falas dhe dështimin e sistemit shëndetësisë që ka vetëm një emër që është Edi Rama dhe qeveria e tij, ta hedhin në kurriz të studenteve të mjekësisë.

Për arsye se kushtetuta garanton arsimim për të gjithë, dhe i vetmi kufizim është për sa i takon kritereve te aftësisë. Ky vendim i qeverisë vjen sepse e ka më të lehtë të shkel kushtetutën dhe të paralizoj një gjenerate të tërë, sesa të ndaloj të vjedh miliarda euro, me koncesione të dështuara të shëndetësisë, me tendera, dhe te mos rrisë rrogat mjekeve dhe tu mos tu  krijoj atyre kushte më të larta për profesionin e tyre. E ka te vështirë gjithashtu ndryshoj cilësia e universiteteve që nga sallat, tekstet, laboratorët, që kanë mungesa të jashtëzakonshëm që ndikojnë negativisht në cilësinë e diplomës”, tha Meta.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në konferencën për mediat

Në emër të Partisë së Lirisë dua të denoncoj në mënyrën më të vendosur aktet e turpshme të mazhorancës dje në kuvend, me rastin e mbylljes së punimeve të këtij sesioni. Të cilat ajo i mbylli në mënyrën më të denjë për veten e saj dhe gjithçka përfaqëson përsa i takon kapjes së shtetit dhe në mënyrën më të turpshme për qytetarët shqiptarë për shtetin e së drejtës, për parlamentarizmin dhe llogaridhënien.

Dje, pas mesnate kuvendi miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit. Një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar që do të dëmtojë të ardhmen e vendit, i cili ka institucione mjaft të dëmtuara dhe komprementuara për të kontrolluar zbatimin e një ligji kaq delikat, i cili ka dështuar në shumë vende me një shtet shumë më funksional sesa Shqipëria. Aq më tepër kur është tepër e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare për fat të keq e nxijnë vendin tonë si një vend i cili është shndërruar në një qendër shumë të rëndësishme të trafikut të drogës, jo vetëm të marijuanës por edhe të kokainës dhe heroinës. Disa nga këto raporte jo vetëm të OKB dhe të Departamentit të shtetit e kanë theksuar në mënyrë të qartë se sundimi i dobët i ligjit dhe korrupsioni i nivelit të lart është nxitës kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri.

Ka theksuar qartë se ka kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë të cilat kontrabandohen nëpër europë nga trafikantët kombëtarë shqiptar.

Këto raporte kanë treguar qartë se trafikantët shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar ndërkombëtar. Po kështu këto raporte theksojnë se Shqipëria konsiderohet një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës i Europës Perëndimore dhe në Britaninë e Bashkuar. Dhe po kështu këto raporte theksojnë qartë se grupe shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në SHBA në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë europën si edhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë. Dhe njëkohësisht theksohet se grupet shqiptare e kanë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut, që nga blerja, transporti, shpërndarja e deri te zinxhiri shitjeve në Europë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara.

Po kështu në këto raporte theksohet se mjaft drejtues të Policisë së Shtetit janë të përfshirë në trafikun e drogës nga jugu në veri. Dhe njëkohësisht është nënvizuar se është shtuar me 50% numri i përdoruesve të drogës që është një problem jashtëzakonisht i rëndë për shoqërinë tonë dhe shumë familje shqiptarë për toksikimin e gjeneratës së re të Shqipërisë.

Ndaj, në këto kushte duam të theksojmë edhe një herë tjetër se me vetëdije të plotë Edi Rama mbajti premtimin që iu kishte bërë narkotrafikantëve si shpërblim edhe për zgjedhjet e fundit dhe të gjitha shërbimet që ata kanë bërë për të mbajtur me çdo çmim regjimin e tij në këmbë.

Që është një regjim që kërcënon seriozisht jo vetëm sigurinë publike por edhe sigurinë kombëtare, kërcënon të ardhmen e këtij vendi, kërcënon edhe shëndetin e shumë e shumë të rinjve të vendit tonë dhe njëkohësisht bëhet një burim problemesh sociale për shumë familje shqiptare.

Së dyti, dje në mesnatë u mor peng nga mazhoranca, diplomat e studentëve të mjekësisë, në mënyrën me arrogante dhe më anti kushtetuese. Dje në mesnatë dhe përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe në kulmin e vapës, temperaturat mbi 40 gradë, zëri i studentëve dhe familjarëve të tyre, jo vetëm që nuk u dëgjua por u injorua me arrogancë të plotë, duke dëgjuar dhe nga ministrja e tyre që vendosin ata dhe nuk i pyesin studentët.

Ky është një vendim shumë arbitrar, është një vendim anti kushtetues dhe mbi të gjitha është një vendim i cili kërkon që krizën e shëndetësisë falas që u premtuar përpara 10 vitesh dhe dështimin dhe kolapsin e plotë të gjithë sistemit shëndetësor për të cilin ka vetëm një emër, që është Edi Rama dhe qeveria e tij t’jua hedhin në kurriz studentëve të mjekësisë.

Për arsye, sepse është shumë e qartë që kushtetuta garanton të drejtën për arsimim për të gjithë dhe i vetmi kufizim është përsa i takon kritereve të aftësisë. Sigurisht që ky vendim i qeverisë vjen sepse e ka më të lehtë të shkelë kushtetutën, të penalizojë një gjeneratë të tërë, kjo qeveri sesa të vendosë të mos vjedhë miliarda euro, me koncesione, përfshirë dhe koncesionet e dështuara të shëndetësisë me tendera e me blerje votash. Të mos rrisë rrogat e mjekëve në mënyrë dinjitoze, në mënyrë që ata të mos largohen më nga vendi dhe njëkohësisht të mos i krijojë atyre kushtet për të ushtruar profesionin e tyre në ambientet të standardeve më të larta. E ka të vështirë gjithashtu të ndryshojë rrënjësisht cilësia e arsimit që nga mjediset, tekstet, laboratorët, sallat e mësimit që kanë mungesa të jashtëzakoshme dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e diplomës.
Dhe së fundmi, një vendim tjetër i turpshëm i kuvendit që ndodhi dje në mesnatë ishte refuzimi i mocionit për debat me interpelancë për çështjen e numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj tashmë i arratisur nga vendi, e cila u refuzua në mënyrë tërësisht anti demokratike dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Por natyrisht që kjo ishte e pritshme po të kemi parasysh të gjithë funksionimin e kuvendit përgjatë kësaj kohe e cila u reflektua në mënyrën më të qartë dhe si asnjëherë tjetër, edhe në rezolutën e javës së fundit nga Parlamenti Europian i cili dënonte shkeljen e rregullores nga Kuvendi i Shqipërisë, dënonte cungimin e të drejtave të opozitës në Parlament, dënonte njëkohësisht bllokimin e komisioneve hetimore në Kuvendin e Shqipërisë të kërkuara nga opozita dhe njëkohësisht gjithë shkatërrimin e procesit të llogaridhënies për të cilat Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë garant ashtu sikurse dënoheshin ligjet me porosi që ka miratuar ku kuvend që janë në kundërshtim të plotë me rrugën europianë të Shqipërisë dhe marrëveshjen e stabilzim asociimit që nga ligji për Portin e Durrësit, përsa i takon aferës Rama-Alabar dhe shumë çështje dhe ligje të tjera me porosi. E natyrisht që në këto kushte është shumë e rëndësishme të shpreh vlerësimin më të mirë për deputetët opozitarë për përpjekjet e tyre për të fuqizuar aksionin parlamentar të opozitës. Ashtu sikurse është e qartë që duhet punuar shumë më tepër në këtë drejtim me fillimin e sesionit të ri në Parlament dhe njëkohësisht duke kombinuar me të gjitha rrugët e tjera demokratike për t’i dhënë fund shkatërrimit të parlamentarizmit në vendin tonë dhe për rikthyer llogaridhënien në të gjitha nivelet.