Ligji i pronave, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Nishanit

466
Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin në seancë të hapur të kërkesës se Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji. Kuvendi rrëzoi dy muaj më parë (21 janar) dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin në fjalë, duke lënë në fuqi atë të miratuar më 4 dhjetor në seance parlamentare. Kreu i shtetit nuk u ndal, e më pas e vijoi betejën ligjore duke e ankimuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese.
Sigal