Basha: Paketë të veçantë lehtësuese për sipërmarrjet prodhuese për uljen e kostos së prodhimit

474
Përvec taksës së sheshtë 9% dhe uljes së taksave, për industrinë e prodhimit Partia Demokratike do të ketë një paketë të veçantë lehtësuese që do të perfshijë uljen e çmimit të energjisë, naftës, si dhe lehtësira në lidhje me TVSH për lëndën e parë. Kjo u deklarua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës dhe punëtor të fabrikës “Migo Blind”: 
Sipërmarrës: Energjia elektrike dhe cilësia, mënyra se si jepet, ne kemi harxhuar 40 mijë euro për të bërë një kabinë. Po s’e bërë nuk vjen energjia.
Basha: Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë.
Punëtor: Gjendja e lekut në proporcion me gjendjet e tregut është shumë e vështirë. Ishalla me këtë ardhjen tënde mos vënë dorë në këtë popull e në biznesin e të gjitha që të ecë përpara populli. Se ka kaluar, ka ik në pikë të fundit.
Basha: Ulje e kostos së prodhimit do të thotë rritje e eksportit, rritje e prodhimit, më shumë vende pune dhe paga më të larta për ju.
Pronari i fabrikës së prodhimit të kartonit në Porto Romano theksoi se si pasojë e rritjes së taksave dhe kostos së prodhimit prej 3 vitesh nuk ka rritur dot asnjë pagë ndërsa para 3 vitesh ato rriteshin vazhdimisht.
Sipërmarrësi: Taksat do i paguajmë, energjinë do e paguajmë, të gjitha do i paguajmë, e hanë punëtorët. Ne para tre vitesh vazhdimisht i rrisnim rrogat, tre vjet kemi që i kemi mbajt rrogat fikse.
Basha: Pjesa e paketës lehtësuese për prodhimin fillon me çmimin e energjisë, çmimin e naftës me TVSH-në për lëndën e parë.
Sipërmarrësi: Këto janë kryesoret për ekonominë.
Basha: Ne duam vetëm një gjë, që të transferohet një pjesë e taksës që do ta ulim tek rritja e rrogave për punonjësit.
Sipërmarrësi: Problem i madh çmimi i energjisë. I gjithë rajoni paguan 5 cent energjinë elektrike, ne e paguajmë 10.
Basha theksoi se përmes politikës së taksave të ulëta, përmirësimit të klimës së biznesit, reduktimit të burokracisë dhe uljes së kostos së prodhimit synohet rritje e investimeve vendase dhe të huaja, rritje e numrit të të punësuarve dhe rritje pagash.
Sigal