Libri/ Meta për Branko Merxhanin: Figurë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare

184
Sigal

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjet shprehet se ka marrë në dorë librin për figurën e rëndësishme të Rilindjes sonë Kombëtare Branko Merxhani.

Libri është shkruar nga Ndriçim Kulla dhe mban titullin “Bota shqiptare e Branko Merxhanit”. Presidenti shprehet se me këtë libër Kulla promovon traditën historike në fushën e mendimit.

STATUSI I PLOTE

Kënaqësi të merrja sot librin më të ri të studiuesit, Ndriçim Kulla, “Bota shqiptare e Branko Merxhanit”, një studim voluminoz, që mezi pres ta lexoj.

Branko Merxhani është një figurë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kulturore dhe nëpërmjet këtij libri lexuesi do njohë në mënyrë të arsyetuar jo vetëm idetë e tij bashkëkohore, por edhe shumë të dhëna interesave të jetës së tij.

Mirënjohje të thellë iluministit të madh shqiptar për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë si themelues i gazetarisë moderne shqiptare në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, si themelues i sociologjisë dhe filozofisë shqiptare.

Një falenderim dhe vlerësim të veçantë për autorin e këtij libri, Ndriçim Kulla, i cili prej vitesh kontribuon për studimin, botimin dhe promovimin e traditës tonë historike në fushën e mendimit.