Spahia: Ja si gënjen Manastirliu për numrin e shtretërve, kjo qeveri interesohet vetëm për koncesione e tendera

371
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video, e shprehet se ministrja Ogerta Manastirliu ka gënjyer shqiptarët për numrin total të shtretërve që janë në dispozicion për shqiptarët e sëmurë me koronavirus.

Spahia thekson se kjo qeveri nuk interesohet për jetën e qytetarëve, por për koncesione e tendera.

Postimi i ish-deputetit demokrat Bardh Spahia:

EDHE PER NUMRIN E SHTRETERVE GENJEJNE! E BEJNE NE 3D

Ja se si i kanë mashtruar njerëzit me zë e figurë, për kapacitetet spitalore në përballjen me Covid-19! Cdo herë japin shifër të ndryshme sepse nuk thonë kurrë të vërtetën!

Vetëm gënjeshtra që zbulojnë se kjo qeveri impenjohet vetëm për koncesione e tendera të errët sekretë e aspak për qytetarët! Nuk ka tjetër qeveri në botë që të injorojë qytetarët e vet në kushte pandemie, si kjo e Edi Ramës! #Turp