“Pse nuk i bëre për 8 vjet?”, Vasili i nxjerr videon Ramës: Kur palaçua tallet me veten!

264
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me premtimet e rikthyera si ushqim për elektoratin në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

teksa publikon një video nga fushata e vitit 2013 kur Edi Rama si kryetar i opozitës së atëhershme i kërkonte llogari paraardhësit të tij në Kryeministri, Sali Berishës, se pse nuk i realizoi premtimet e tij gjatë qeverisjes së vendit, Vasili shprehet se sot as 6 muaj para zgjedhjeve, pikërisht ky Rama lëshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme naftë pa akcicë fermerëve, etj, etj., mashtrime, që nuk i bëri për 8 vjet rresht.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kur palaçua tallet me veten!(VIDEO).

Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama lëshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme naftë pa akcizë fermerëve, etj, etj., mashtrime, që nuk i bëri për 8 vjet rresht.

Shikoni çfarë thoshte po ky syfet, kur ishte vetë në opozitë në 2013-ën, për qeverinë e asaj kohe.

Kush e beson më këtë palaço, s’ka asnjë respekt për veten.