Letër motivimi Kryeministrit – pse duhet të hapet aktiviteti jetësor dhe ekonomik në vend?

463
Sigal

Prot….

Drejtuar:         Kryeministrit të Shqipërisë  z.Edi RAMA

Nga:                Fondacioni ‘Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA’

 

LETËR MOTIVIMI

(sipas një studimi për rastin SARS-2 dhe/ose Covid 19)

Lënda: Pse duhet të hapet aktiviteti jetësor dhe ekonomik në vend?

 

Shkëlqesia Juaj Z. Kryeministër!

Duke marrë shkas nga situata që ndodhet dhe po kalon vendi ynë, do të donim në emër të Fondacionit Akademia Alternative Shkencore Rrënjët tona (Departamenti i Inxhinierisë dhe Ekonomisë Patriotike), t’Ju përgëzonim:

Së pari, për rrugët dhe mekanizmat e ndjekura nga Qeveria për zbutjen dhe përballimin në shkallë vendi të pandemisë në shkallë  botëroe  siç ishte kjo e Covid 19.

Së dyti do donim t’Ju parashtronim fakte dhe të dhëna sesi vendi ynë me mirëkuptimin dhe frymën e Qeverisë suaj është gati për të kaluar në fazën e dytë, me gjysma masa distancuese, por me theks drejt aktivitetit jetësor dhe ekonomik.

  1. SITUATA PANDEMIKE NË BOTË DHE NË SHQIPËRI

1.1 Të gjithë duhet të ndiqnim një linjë – strategjinë e shtypjes!

Pse duhet të veproni tani, porosiste një artikull me autor Tomas Peaya,[1] ku u ndoq nga mbi 40 milion njerëz anembanë botës, i përkthyer në mbi 30 gjuhë, që përshkruan urgjencën e problemit Koronavirus dhe në bashkëpunim me mbi 30 Institucione të shëndetit Publik të shumë vendeve të botës. Aty thuhej se shtetet kishin dy mundësi:

  1. ose ta luftojnë atë tani,
  2. ose do të vuajnë nga një epidemi masive.

Si të gjithë, edhe ne dinim shumë pak për këtë virus. Dhe me të drejt zgjodhëm të luftonim fort, si lufta që bëmë, karantinë, me pikësynimin që të arrinim një sukses, që më pas ti drejtoheshim fazës së dytë me gjysëm masa kufizimi dhe të kujdesshme e graduale.

Do të jemi të mbyllur brenda, me javë, jo me muaj porosiste ky studim dhe këtë e bëmë, jo pak, aq sa piqet dhe digjet një sëmjundje çfarëdo qoftë ajo, pikërisht 3-7 javë, mesatarisht 42 ditë që ka edhe kjo shpjegimin e vegt. Më pas, do të kemi gjithnjë e më shumë liri, ku mund të mos jetë kthim në normalitet i menjëhershëm, por që do kërkojë kohën e saj, drejt së cilës po shkojmë ose kemi filluar të shkojmë.

Nga njëra anë, vendet mund të shkojnë në rrugën e zbutjes:

  • të krijojnë një epidemi masive,
  • të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor,
  • të çojnë në vdekjen e miliona njerëzve dhe
  • të lëshojnë mutacione të reja të këtij virusi në natyrë.

Nga ana tjetër, vendet mund të luftojnë. Ata mund të mbyllen për disa javë për të blerë kohë dhe të krijojnë një plan veprimi për të edukuar njerëzit dhe të kontrollojnë këtë virus derisa të kihet një vaksinë. Qeveritë në të gjithë botën sot, përfshirë SH.B.A., Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën apo Hollandën, fillimisht zgjodhën rrugën e zbutjes, por realiteti i bëri të kthenin kurs. Për vendet si Italia, Spanja shqipëria, ku koronavirusi tashmë është mbërritur, opsionet janë të qarta.

Stina e ngrohtë drejt së cilës po afrohet moti është edhe kjo një faktor tjetër lehtësues.

Kjo skemë na tregoi (zona me ngjyrë blu të hapur) numrin e njerëzve që do të duhej të shkonin në spital, dhe bluja e errët, përfaqëson ato që do të duhet të marrin trajtim intensiv. Në këtë propocion u zhvillua edhe këtu në vendin tonë.

1.2  A funksionoi strategjia e shtypjes?

Shtypja ose metoda e çekiçit, e njojtur ndryshe si diktatura e ligjit veproi dhe funksionoi dobishëm edhe në vendin tonë, duke bërë të mundur të parandalojmë koronavirusin, prandaj le ta lejojmë të vazhdojë trajektoren e tij rënëse, për sa kohë ne mundohemi të ulim pikun e infeksioneve. Le të ulim edhe më kurbën dhe ta bëjmë më të menaxhueshme për sistemin shëndetësor. Pikërisht në këtë fazë ndodhemi tani.

Vetëm se kjo supozon një gjë: virusi nuk ndyshon shumë. Nëse nuk ndryshon, aq shumë, atëhere shumë njerëz fitojnë imunitet, dhe për një moment, epidemia ulet. Sa e mundur është që virusi të ndryshojë? Duket se ka ndryshuar tashmë. Studime të reja tregojnë se Kina ka parë dy shtrirje të virusit: atë S dhe L. ‘S-ja’ ishte fokusuar në Hubei dhe ishte më vdekjeprurës, por ‘L-ja’ ishte ajo që u përhap në botë. Jo vetëm ajo, por ky virus akoma vazhdon të ndryshojë.

Sipas studimeve, ky grafik tregon ndryshimet e këtij virusi. Mund të shikoni që shtrirjet fillestare filluan me ngjyrë lejla në Kinë, por më pas filluan të ndryshojnë. Shtrirjet në Europë janë me së shumti grupe jeshile dhe të verdha, ndërsa në SHBA shohim grupe të ndryshme me ngjyrë të kuqe. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë nga këto shtrirje do fillojnë të shfaqen.

Viruse të bazuar në ARN, si koronavirusi ose ftohja, kanë tendencën të ndryshojnë rreth 100 herë më shumë se ato të bazuar në ADN, edhe pse koronavirusi ndryshon më avash se sa viruset influenza. Mënyra më e mirë që ky virus të ndryshojë, është të kesh pafundësisht mundësi për ta bërë këtë, që është saktësisht ajo që synon një strategji shtypjeje.

Të gjitha shteteve iu rekomandua që duhet të ndiqnin Strategjinë e Shtypjes.

Atëherë, pse disa qeveri hezituan?

Ndoshta, nga frika për tre gjëra:

  1. bllokim i parë do të zgjasë me muaj,
  2. gjë që duket e papranueshme për shumë njerëz.
  3. Një bllokim muajsh do të shkatërronte ekononominë.

Madje, nuk do ta zgjidhte problemin, sepse thjesht do të shtynte epideminë: më vonë, pasi të ulen masat për distancimin shoqëror, miliona njerëz do të infektohen dhe do të vdesin.

Ja se si ekipe te Kolegjit Imperial modeluan shtypjet. Linjat e gjelbërta dhe të verdha janë skenarë të ndryshëm të shtypjes. Ju mund të shihni që kjo nuk është mirë: Ne ende kemi maja të mëdha, kështu që pse shqetësohemi? Ne do të përballemi me valën më të madhe të presionit ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të parë ndonjëherë në histori, porosiste studimi, dhe u përballëm. Ne jemi plotësisht të papërgatitur, përballë një armiku që nuk e njohim. Ky nuk është një pozicion i mirë për luftë, dhe ashtu u vertetua.

Në këto momente, Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A nuk reflektuan ide për rastet e tyre të vërteta. Nuk dihet sesa kishin. Thjesht dihej se numri zyrtar nuk ishte i duhuri, dhe e vërteta është në dhjetëra mijëra raste. Kjo ka ndodhur, sepse ne nuk po testonin dhe nuk po gjurmonin. Vendet e Azisë Lindore kanë qenë në gjendje ta kontrollojnë këtë shpërthim, pa llojin e distancës shoqërore ‘drakoniane’ që është gjithnjë e më thelbësore në vendet e tjera.

Gjithsesi, bota  është më në fund e bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Studiuesit në të gjithë globin po mobilizohen për të kuptuar më mirë këtë virus:

  1. Si përhapet virusi?
  2. Si mund të ngadalësohet shpërhapja?
  3. Cila është pjesa e transportuesve asimptomatikë?
  4. A janë ato ngjitës? Sa shumë?
  5. Cilat janë trajtimet e mira?
  6. Për sa kohë mbijeton?
  7. Në cilat sipërfaqe?
  8. Si ndikojnë masat e ndryshme të distancimit shoqëror në shkallën e transmetimit?
  9. Cila është kostoja e tyre?
  10. Cilat janë metodat më të mira të gjurmimeve?
  11. Sa të besueshëm janë testet tona?

 

Ja një grafik që na tregon se zona me ngjyrë blu që shkon nga fundi i Marsit deri në fund të Gushtit është periudha që rekomandohet, nga studimi i Kolegjit Britanik, për periudhën ‘çekiç’ plus ‘dancing’, ndërkohë që çekiçi, shtypja fillestare ka përfshirë tashmë distancimin e rëndë shoqëror, që sot në vendin mendohet të jetë nga fundi i vet.

 

Mendohet se koha e nevojshme për çekiçin është javë, jo muaj. Ky grafik tregon rastet e reja në të gjithë rajonin Hubei (60 milion njerëz) çdo ditë që nga 23 Marsi. Brenda 2 javësh, vendi po fillonte të kthehej në punë. Brenda 5 javëve ishte plotësisht nën kontroll. Dhe brenda 7 javësh, diagnostifikimi i ri ishte thjesht një ndërlikim. Le të kujtojmë se ky ishte rajoni më i prekur në Kinë.

Në Itali, Francë dhe Spanjë, masat nuk ishin aq drastike, dhe zbatimi i tyre nuk është aq i ashpër. Njerëzit ende ecin nëpër rrugë, shumë pa maska. Kjo ka mundësi të rezultojë në një çekiç më të ngadaltë: më shumë kohë për të kontrolluar plotësisht epideminë.

Disa njerëz e interpretojnë këtë si “Demokracitë kurrë nuk do të jenë në gjendje të përsërisin këtë ulje të rasteve”. Është gabim.

Vendet perëndimore, të cilat tashmë po aplikojnë një Çekiç të rëndë, me masa të rrepta distancimi sociale, patjetër që mund të kontrollojnë shpërthimin brenda disa javësh.

Tani vjen përpjekja afatgjatë për ta mbajtur këtë virus nën kontroll derisa të ketë një vaksinë.

1.2  Faza e ‘Kërcimit’ në vendet e suksesshme

Si ka mundësi që Koreja e Jugut, Singapori, Tajvani dhe Japonia kanë pasur raste për një kohë të gjatë, në rastin e Koresë së Jugut mijëra prej tyre, dhe megjithatë ato nuk janë mbyllur në shtëpi? Testim efikas, gjurmim efikas, ndalime të udhëtimit, izolim efikas dhe karantinim efikas.

  1. KUPTIMI I KOEFICIENTIT ‘R’ DHE MASAT QË DUHEN MARRË SOT

2.1 Mësime për të mësuar

  1. Studimet dhe eksperienca njerëzore pohon se nga një grip i thjeshtë, njeriu ngel imun të paktën një vit, nga një grip SARS-i – 1, njeriu ngel disa vjet imun dhe e ka shumë më të lehtë të përballojë një SARS tjetër dhe nga gripi SARS – 2, si ky i fundit, njeriu pasi e ka marrë duhet të ngelë e të përballojë për disa vjet këtë lloj gripi, pra ngelet imun, por prap thonë ata, duhen edhe prova serologjike. Nga se nisemi? Nga ajo që ka zbuluar Lui Pasteri, që delet që preken njeherë me brucelozë ose me plasje nuk ka bacil më që t’i prek, edhe njeherë nga e para ato. Kështu, edhe turbekulozi, kështu edhe malarja e çfarë do tjetër.
  2. SARS-2 mund të ziejë prap nëpër botë, por ai do t’i ngjajë një gripi të zakonshëm, tip virozë e stinës apo fllu i zakonshëm dhe nuk do të ketë kursesi fatin dhe fatkeqësinë e këtij të parit, do kalojë si vallxim për njerëzimin. Sepse, a është dëgjuar prap për grip spanjoll? Jo. Sepse 40 llojët e gripeve, sot, të tipit fllluuu janë gripet historikë që njerëzimi i ka hequr si grip të parë, qysh nga agimet e veta.

Përfundim

  1. Nga gjithë analiza jonë mund të themi se janë me fat ata që u preken dhe e kaluan lehtë, mesëm apo rëndë SARS-in 2 ose Covid19, sepse nuk preken më dhe nuk kanë nevojë për vaksinë. Tani kjo po thuhet edhe në nivele botërore, se ata mund të shkojnë në punë, rasti Suedi, Austri. Pra, ata nuk preken më, nuk kanë nevojë për vaksinë, nuk shpërndajnë më gene virusale, duke qenë njerëz tashmë me antitrupa, janë të aftë për të mbështetur ekonominë sociale.
  2. Ndaj, më mirë se të merren vaksina, do të ishte bërja e mundur që njeriu të prodhojë vetë vaksinën origjinale që është prodhimi i antitrupave të vet, sepse, antitrupi që prodhon njeriu është 100% vaksinë, ndërsa vaksina nuk është 100% antitrup.

2.2 Mendime për tu marrë në konsideratë

Duke qenë se, gjatë karantinës e quajtur faza e diktaturës së ligjit (e çekiçit), qëllimi ishte që koificienti ‘R’ (shkalla e prekshmërisë) të jetë sa më afër zeros, që sa më shpejtë të ishte e mundur të shuhej epidemia, dhe nëse vërejmë të dhënat zyrtare të ISHP, pikërisht në këtë situatë ndodhet vendi ynë, sot.

Duke qenë se njerëzit morën me dhjetra informacione, të bombarduar në shumë drejtime, dtth ata në një farë mënyre janë të trajnuar për të identifikuar simptomat e tyre më herët, duke bërë të mundur zvogëlimin e numrit të ditëve të karantinës, për pasojë dhe infektimin e tyre në përgjithësi.

Duke qenë se, ajo pjesë e prekur ndoqi rrugën e izolimit, menjëherë pasi kishin simptoma, aq më tepër sot, njerëzit quhen se kanë mjaftueshmërisht shkallë njohurie dhe edukacioni, (qendrim 1-2m, biseda jo në tufë, punë online, mbrojtje me maskë, larjen e duarve dhe dezinfektim, etj.), për të mbajtur kështu, ende larg, gjurmët e virusit në thyerje.

Duke qenë se nuk dështuam me masat e marra sipas fazës së parë dhe meqënëse njerëzit e testuar në masë, kanë treguar se të prekurit po vijnë në zbritje (shih grafikun) vdekjet po vijnë drejt zeros, të sëmurët lehtë po vijnë në zbritje, ditë e karantinës (40 ditësh) janë duke u plotësuar, atherë :

2.3 Motivi dhe Kërkesa

Të gjitha përfundimet e mësipërme të çojnë drejt fazës së dytë, dhe duke filluar numërimin prapsh, me fillesë dt.10 Mars, 2020, ne si grup inxhinierësh dhe ekspertësh të shëndetit human dhe mjedisor, kemi nderin t’Ju kërkojmë Qeverisë Tuaj, që pas ditës së Pashkëve Orthodokse, si ditë bekimi për popullin shqiptar, të shpallet periudha e fazës së quajtur ‘dancing’, me gjysëm masa distanceje fizike e sociale, pra, pas datës 19 Prill, jeta në vend të mund të lirohet për një akses më të madh drejt një aktiviteti jetësor, por më tepër ekonomik.

Për Fondacionin ‘Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA’

 

Prof.ing.av.Sazan GURI                               Dr. Ing. Stefan PINGULI

 

Grafiqe që ilustrojnë varësinë e lidhjes së nr. të testeve me nr. e të prekurve dhe nr. e vdekjeve brenda fazës së diktatursë së ligjit ose karantinës ose fazës së çekiçit, si edhe parametrat  dhe koha përkatëse për të dy fazat e një epidemije të tillë (çekiç e dansing).

Data Nr. i testeve Nr. i të prekurve Nr. i të vdekurve Nr. i të shëruarve (Nr.i të prekurve) – (Nr. i të shëruarve)
 Mars 65 2 0 0 2
10 Mars 114 10 0 0 10
11 Mars 241 15 0 0 15
12 Mars 298 23 0 0 23
13 Mars 457 33 0 0 33
14 Mars 505 38 0 0 38
15 Mars 532 42 0 0 42
16 Mars 563 51 0 0 51
17 Mars 605 55 1 0 55
18 Mars 665 59 2 0 59
19 Mars 697 64 2 0 64
20 Mars 732 70 2 0 70
21 Mars 778 76 2 0 76
22 Mars 811 89 2 0 89
23 Mars 853 104 4 0 104
24 Mars 930 123 5 10 113
25 Mars 1041 146 5 17 129
26 Mars 1144 174 6 17 157
27 Mars 1246 186 9 31 155
28 Mars 1325 197 10 33 164
29 Mars 1436 212 10 40 172
30 Mars 1526 223 12 44 179
31 Mars 1671 243 15 52 191
1 Prill 1823 259 15 67 192
2 Prill 1919 277 16 76 201
3 Prill 2031 304 17 89 215
4 Prill 2247 333 19 99 234
5 Prill 2396 361 21 104 257
6 Prill 2571 377 22 116 261
7 Prill 2753 383 22 131 252
8 Prill 2989 400 22 154 246
9 Prill 3223 409 23 165 244
10 Prill 3385 416 23 182 234
11 Prill 3644 433 23 197 236
12 Prill 3877 446 23 217 229

 

Tabela zyrtare që jep varësinë e lidhjes së nr. të testeve me nr. e të prekurve dhe nr. e vdekjeve për secilën ditë të fazës së diktatursë së ligjit ose karantinës ose fazës së çekiçit.