Ursula Von der Leyen: Ju këshilloj të mos bëni plane për pushimet verore!

374
Sigal

Me sa duket nuk do ketë pushime verore këtë vit. Ata që shpresonin t’i kalonin pushimet këtë verë në Europë, kanë marrë një lajm të keq nga presidentja e Komisionit Evropian.

“Do t’i këshilloja të gjithë të mos bëjnë plane për pushimet”, është shprehur Ursula Von der Leyen për gazetën Bild, duke iu referuar udhëtimeve në Evropë.

“Për momentin, askush nuk bën dot parashikime të sakta për muajt korrik dhe gusht. Do të na duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, ndoshta deri vitin që vjen”, është shprehur ajo.

Vendet e Bashkimit Evropian po paralajmërohen nga Parisi zyrtar që t’i mbajnë kufijtë të mbyllura deri në shtator.

Franca vetë u tha liderëve të BE-së këtë fundjavë që t’i mbajnë kontrollet e rrepta kufitare në fuqi e pakta deri në 30 tetor.

Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar hapur që kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit të mos hapen pa kaluar shtatori. Një lëvizje e tillë mund të prekë në mënyrë të vecantë pushuesit britanikë, që mësyjnë gjatë verës masivisht bregdetin francez.

Po kështu edhe Shqipëria parashikohet te mos lejojnë plazhet të funksionojnë. Masat duken se po merren masa nga ministria e Turizmit që kjo verë të jetë e “vdekur” siç po bën Gjermania dhe Franca.