Letër e hapur Znj. Calavera/ Prokuroria në nivelet më të larta është e kapur nga krimi, korrupsioni dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit

459
Sigal

Letër të hapur Teo Jacobs, Genoveva Calavera dhe vëzhguesve ndërkombëtarë

Prokuroria në nivelet më të larta të saj, është e kapur nga krimi, korrupsioni dhe politika

Në datën 22.01.2019 u konfirmua se, Prokuroria në Republikën e Shqipërisë në nivelet më të larta të saj, është e kapur nga krimi, korrupsioni dhe politika. Shembulli më i pastër i kësaj ishte Donika Prela, një funksionare e paskrupullt, e cila, nën mbrojtjen e premtuar prej politikës së inkriminuar, që ajo ka shpëtuar nga prangat dje dhe do të shpëtojë edhe nesër, në datën 22.01.2019, i bëri karshillëkun më të madh publik të gjithë Shqiptarëve dhe Vëzhguesve Ndërkombëtarë, me korrupsionin dhe paratë e saj të pista. Qëndrimi i Vëzhguesit Ndërkombëtar Teo Jacobs, në seancën publike të Donika Prelës në KPK, në datën 22.01.2019, ishte për t’u përshëndetur nga të gjithë shqiptarët, mirëpo KPK, që dukshëm iu ka nënshtruar listës që i ka dhënë politika, pati kurajën që ta injoronte publikisht Z. Jacobs, gjetjet dhe problematikat e thella të konstatuara prej tij për Donika Prelën, duke ia justifikuar asaj deklarimin e rremë, fshehjen e pasurisë dhe përfshirjen, familjarisht me bashkëshortin, në një skemë të pastër pastrimi parash, të fituara si pasojë e korrupsionit, gjatë ushtrimit të detyrës. Donika Prela nuk ka moralin dhe integritetin e duhur dhe as ndërgjegjen e pastër për të vazhduar ushtrimin e detyrës se Prokurores në Republikën e Shqipërisë dhe aq më pak të Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përse i mori KPK të mirëqena deklarimet e Donika Prelës në lidhje me këtë fakt? A ka ndonjë dokument zyrtar, të mbajtur sipas përcaktimeve të legjislacionit shqiptar që ta konfirmojë ekzistencën e kësaj marrëdhënie juridike pune? Deklarimet e Donika Prelës në lidhje me punësimin e bashkëshortit të saj janë të rreme, pasi, në të vërtetë, Vangjel Prela nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në këtë shoqëri, por ka qenë investitori kryesor i saj dhe përfitues nga biznesi i ndërtimit të pasurive të paluajtshme. Ndërgjegjja gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar, në radhë të parë ka misionin edukativ për publikun, rreth parimeve dhe vlerave. Çfarë shembulli dha Donika Prela duke deklaruar se, mospagimi i taksave dhe tatimeve, puna në të zezë dhe shmangia nga sigurimet, apo përdorimi i parave të dikujt tjetër pa të të interesuar nëse janë të pista, mund të përbëjnë problem për shtetet e Bashkimit Evropian, por jo për Shqipërinë? Donika Prela duhet të shkarkohet nga KPK. Mbase ligjit penal, Donika Prela, ka mundur t’i shpëtojë deri tani, por shkarkimit nga detyra nuk mund t’i shpëtojë, pasi, sipas përcaktimeve të nenit D pika 3 të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pagat e bashkëshortit dhe kursimet nga pagat e tij, që ajo ka deklaruar, nuk janë një e ardhur e ligjshme e saj, pasi nuk janë paguar detyrimet tatimore dhe, si të tilla, nuk mund të konsiderohen dhe as nuk e shpëtojnë dot nga shkarkimi. OMN e ka për detyrë funksionale të justifikojë me vepra, besimin e popullit shqiptar tek rroli i saj për çlirimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Korrupsioni i saj është ves i shëmtuar dhe krim individual, ndërsa nënshtrimi i saj nga politika, është krim shtetëror ndaj shqiptarëve Donika Prela nuk mund të jetë Prokurore e Republikës së Shqipërisë. Ditën që ONM do ta lejojë këtë, bën mirë të largohet, pasi përbën thjesht kosto për Shqiptarët dhe kjo Shqipëria jonë, le të vazhdojë në paligjshmëri, ashtu siç deklaroi Donika Prela publikisht në datën 22.01.2019. Nga Syri.net