Lefter Maliqi: Opozia e Bashkuar do punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët

205
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit në një takim me qytetarët e qyteti të Beratit tha se, ndërkohë që LSI vazhdon takimet me qytetarë të ndërshëm, Kryerilindasi vazhdon të porosisë Gjiknurin të bëjë “tërmet” më 25 prill.

“Pranë nesh afrohen qytetarët pa asnjë lloj interesi, sepse më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre. Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar dhe më 25 Prill do të luajë vetëm për të fituar, dhe kupa i takon vetëm atij, sepse ne do punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Postimi i tij i plotë:

Ndërsa Kryerilindasi vazhdon porosit Gjiknurin të bëjë tërmet më 25 Prill, pra të vjedhë vota hapur fare, ne takojmë qytetarë të ndershëm që votën ia japin ndryshimit të madh. Pranë nesh afrohen qytetarët pa asnjë lloj interesi, sepse më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre. Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar dhe më 25 Prill do të luajë vetëm për të fituar, dhe kupa i takon vetëm atij, sepse ne do punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët. Të bashkuar për një qëllim, me 3 mandate e nisim me LSI-në!