Gentian Çala i bë ftesën qytetarëve: Ta shndërrojmë Shqipërinë nga “vendi qē nuk bëhet” në Shqipërinë “shtëpinë juaj”

278
Sigal

Me anë të një mesazhi drejtuar qytetarëve në rrjetet sociale, kandidati i LSI për Qarkun e Korçës, Gentian Çala, iu kërkon mbështetje qytetarëve duke i thënë që ta mbështesin atë në rrugëtim e tij për ta shndërruar Shqipërina nga “vendi që nuk bëhet” në “Shqipërinë shtëpia juaj”.

“Unë jam përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve ti shërbej qytetarëve, vendit dhe zhvillimit të tij me mundësitë e mia, përkushtimin dhe profesionalizmin tim. Ndaj sot jam më i vendosur se kurrë, se ju duhet të zgjidhni ekipet dhe programet më të mira, të cilat çojnë drejt ndryshimit që presin të gjithë.”,- është shprehur Çala në mesazhin e tij.

Mesazhi i tij i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë!

Pas 25 viteve punë si mjek, fillimisht në Mokër, më pas në Prishtinë dhe së fundi në spitalin e qytetit tim, Pogradecit, më është besuar nga LSI-ja kandidimi për deputet në Qarkun e Korçës. Politikën e kam parë si profesionin e dytë, përmes të cilit mund ti shërojmë shumë prej plagëve që ka shoqëria dhe vendi ynë. Unë jam përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve ti shërbej qytetarëve, vendit dhe zhvillimit të tij me mundësitë e mia, përkushtimin dhe profesionalizmin tim. Ndaj sot jam më i vendosur se kurrë, se ju duhet të zgjidhni ekipet dhe programet më të mira, të cilat çojnë drejt ndryshimit që presin të gjithë.

Ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim për ta shndërruar Shqipërinë nga “vendi qē nuk bëhet” në “Shqipërinë shtëpia juaj”.

Me respekt dhe besim te ju,
Gentian Çala