Nora Malaj: Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet

198
Sigal

Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj në kuadër të fushatë zgjedhore ka zhvilluar takime me të moshuartit në kryeqytet nga ku tha se, nderi i kombit fillon te fëmijët dhe përfundon te të moshuarit.

“Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin. Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë some. Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin”,- shprehet Malaj në një postim të sajin në rrjetet sociale ku ka treguar dhe detaje nga takimi.

 

Postimi i saj i plotë:

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!
Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin
U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim
Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin
Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë
Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin

Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kudizuara
Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit
Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie
Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar
Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre

Mirënjohje prindërve tanë të mirë
Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet
Se Unë dhe LSI e mban fjalën
Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet
Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit