Lefter Maliqi: Në këtë verë të nxehtë, 30 Qershori do të jetë ditë e zezë

482
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Ai është shprehur se zgjedhjet e 13 tetorit janë ditë shprese dhe ndryshimi për shqiptarët.

Ndërsa 30 qershorin e ka konsideruar si ditë të zezë dhe fundin e kalorësit të Rilindjes (Edi Ramës) së bashku me bandat e krimit.

Postimi i plotë:

13 Tetori,dite shprese,kthese,besimi,ndryshimi. Te dashur miq socialist e demokrat ju uroj nje fundjavë të qetë prane detit,prane njeri tjetrit ne paqe te plot larg Rilindjes krimit ,larg qëndrave te votimit monist.

13 Tetori eshte shume afer se bashku te ndryshojme Qarkun Berat dhe gjithe vendin duke u kthyer besimin socialisteve dhe demokrateve me zhvillim  konomik,rend,siguri,investime,thjeshtesi,humanizem,mbeshtetje,kthim besimi e shprese per sherbim ndaj jush,kthim demokracie,paqe mes njeri tjetrit dhe realizimin e aspiratave drejt BE.

Rilindja ska lidhje me socialistet as me shqiptaret.Arroganca ,ironia,gjakftohtesia e kaloresit te rilindjes dhe oligarkeve te tij ne keto dite te nxehta vere dhe politike jane tipare te krimineleve e banditeve gjakftohte dhe jo te elites politike qe drejton qeverin dhe i sherben qytetareve. 30 Qershori dite e zeze dhe fundi i kalorsit te Rilindjes se krimit e bandave, 1 korriku dite e bardh per shqitaret,zoti ju bekofte me bashkim e paqe mes njeri tjetri pa dallim politik,etnik e fetar.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale. Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve. Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit.

Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale. Rama letrën e Metës e quan një letër dashurie.