Prof. Dr. Tritan Shehu: Qeveria i detyron mjekët të ikin nga Shqipëria

622
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se qeveria po i detyron mjekët të ikin nga Shqipëria.

Bashkë me kushtet e papërshtatshme ku punojnë të renditura prej ish-deputetit, ai shpërndan edhe një peticion të fundit të mjekëve.

Postimi i plotë:

Qeveria i detyron mjeket te largohen nga vendi.

Peticioni i mjekeve specializante eshte i qarte dhe i drejte, ne kerkesat e tij minimale.
Rreth gjysma e mjekeve specializante, qe realizojne nje volum shume te madh pune klinike ne spitalet ku punojne, jane me “kuota te lira”, pra pa asnje pagese.

Te tjeret marrin nje pagese minimale prej 40000 Leke ne muaj.

Nderkaq ju paguhet vetem nje numer i vogel sherbimi te rojeve, te cilat do te benin kolaps pa ata.

Dhe ne menyren me skandaloze ne shumicen dermuese nuk kane as te drejten e te ushqyerit apo te dhomave te pushimit gjate shebimit te rojes, elemente keto njerrezore, por dhe thelbesore.

Dhe ne fund per komedi, duhet t’i paguajne nje kompanie private te kontraktuar me PPP edhe per parkimin e makinave te tyre brenda territorit te spitalit.

Pa dashur te shtoj edhe nje mije aresye te tjera madhore, qe po detyrojne mjeket tane te largohen nga vendi duke arritur nivelin prej 1 mjek per 1000 banore, nivel ky afer atij afrikano qendror, mendoj se te mesipermet mjaftojne per te kuptuar realitetin e sherbimit tone shendetesor dhe pse ai po braktiset.