Në vazhdim të fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka vazhduar takimet me banorët e Beratit nga ku thotë se populli është më Opozitën e Bashkuar dhe se Kryerilindasit i kanë mbetur vetëm gomerët.
“Berati do i japë humbjen më të thellë Ramziut. Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh më 25 Prill.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
Populli eshte me Opoziten e Bashkuar, Kryerilindasit i kane mbetur vetem gomeret. Berati do i jape humbjen me te thelle Ramziut. Te gjithe bashke per ndryshimin e madh me 25 Prill. Nisemi nga Berati me 3 mandate per LSI-ne dhe i bashkohemi fitores historike te Opozites se Bashkuar qe do te marre ne dore fatet e vendit per ta bere Shqiperine, Shtepine e vertete te shqiptareve.




















