Laucuku: Sali Berisha është burrë shteti, Basha u shkarkua me turp

194
Sigal

Gjergj Lacuku, ekspert financiar në Floridën e Veriut u shpreh gjatë Foltores me ish-kryeministrin Sali Berisha se Lulzim Basha nuk ishte lideri i duhur.

Dhe kjo tha ai u tregua nga vota e djeshme e delegatëve. Burrë shteti tha Lacuku është Sali Berisha i cili mendon për brezat e ardhshëm dhe jo për karrigen.

“Basha nuk ishte lideri i duhur dhe këtë e treguan delegatët me votën e tyre dje. Ai nuk ka aftësi për të gjykuar seriozitetin e gjërave. Kur humb është më mirë të largohesh vetë se sa të të largojnë të tjerët, siç e larguan dje në mënyrë të turpshme. Ndryshimi mes një politikani dhe burrit të shtetit? Politikani mendon për karrigen e vet. Burri i shtetit mendon për brezat e ardhshme. Basha është vetëm politikan i karriges ndërsa ju jeni burrë shteti për shqiptarët”, tha Laucuku.