Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar me militantë dhe jo delegatë, e thirrur nga Basha

225
Sigal

Në selinë e PD ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD e thirrur nga Lulzim Basha, i cili një ditë më parë u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar, por vendimi nuk njihet prej tij.

Në një atmosferë përplasjesh dhe akuzash në distancë, Basha njoftoi dje mbledhjen e Këshillit ku pritet të marrë vendime për shkarkimin e Edi Palokës si Kryetar i Këshillit Kombëtar, dy sekretarëve, Ervin Minarolli dhe Ivi Kaso, që ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar, 11 kryetarë degësh, si dhe të kërkojë ndjekje penale për përdorimin e logos së PD në mënyrë të paatorizuar nga organizatorët e Kuvendit.

Mbledhja ka nisur me ovacionet e anëtarëve të pranishëm, ku sipas mbështetësve të Bashës, në takim ishin 291 anëtarë, edhe pse kuorumi nuk u verifikua.

Një prej anëtarëve të Kshillit, Ilir Kondi, në një reagim për mediat tha se kishte braktisur mbledhjen.

“Në respekt të atyre demokratëve që e kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetojhej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët”, tha ai.