Braimllari: Situata e rendit në vend jashtë kontrolli, inkriminimi i policisë nga Edi Rama i përdor për të blerë vota

120

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Sigal

Përshëndetje!

Situata e rendit dhe sigurisë publike në vend është jashtë kontrollit dhë në mëshirë të fatit.
Ngjarjet e rënda kriminale, të ndodhura javëve të fundit veçanërisht që kanë kulmuar ditët e fundit kanë krijuar pasiguri tek qytetarët dhe biznesi.
Rritja e indeksit të kriminalitetit është një fakt që tregon qartë se Policia e Shtetit ka humbur kontrollin mbi territorin.
Inkriminimi i një pjese të Policisë së Shtetit ka zbehur tërësisht rolin e kësaj strukture dhe ka ulur besimin tek qytetarët.
Kapja politike, e Policisë së Shtetit nga Edi Rama në këto 8 vite ka siguruar paprekshmërinë e trafikantëve dhe përdorimin e tyre në funksion të blerjes së votës dhe fakti më konkret ishin zgjedhjet e fundit të 25 prillit.
Kjo situatë e rëndë ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë pjesën e ndershme të trupës së Policisë së Shtetit, e cila ndihet e tradhëtuar nga një qeveri e bërë njësh me krimin e organizuar.

Për sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër, për strukturën e policisë së shtetit nuk do të ketë një zgjidhje apo shpresë që ajo të kryeje funksionin e saj parësor për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale të cilat po cënojnë sigurinë publike.