4 elementë që ti dhe partneri duhet të keni para se t’ju shkojë ndërmend të martoheni

172

Duhet të grindeni siç duhet!

Sigal

Nëse ju dhe partneri juaj i përballoni zënkat me njëri-tjetrin në mënyrë vetëshkatërruese – duke bëritur, ulëritur, sharë me fjalë të ndyra- studimet tregojnë se ka shumë mundësi që pas disa kohësh të divorcoheni. Një marrëdhënie e shëndetshme është ajo në të cilën konfliktet në çift zgjidhen në mënyrë konstruktive: debatoni drejt, me argumentat e duhur dhe gjeni kohën e duhur për të hequr dorë nga mëria. Duht t’u jepni rëndësi ndjenjave të njëri-tjetrit.

Shumë, shumë besim

Përpara se të martoheni, marrëdhënia juaj duhet të ndërtohet mbi besimin. Kjo do të thotë, se kur ai të dalë me shokët e tij, ju të mos filloni të ngrini hipoteza me shoqet se çfarë mund të jetë duke bërë ai. Duhet të jeni të sigurt! Besimi është thelbi: të krijosh një marrëdhënie pa besim është si të ecësh pa këpucë.

Të dashuroni edhe të metat e partnerit

E keni njohur anën më të mirë të partnerit tuaj që në fillim, por kur flitet për dashuri çështja është ta duash dikë edhe në çastet e tij më të këqija. Gjëja më e rëndësishme përpara se të martoheni është të kaloni mjaftueshëm kohë bashkë sa për ta njohur njëri-tjetrin deri në frikërat më të thella, pasiguritë, temperamentin, gjërat për të cilat është penduar dhe të gjitha pjesët që përbëjnë anët e tija më të errëta.

Me kalimin e kohës – kur bebja juaj të qajë, me netë pa gjumë, me grip, me streset financiare, stresin e punës dhe zhgënjimet që merrni nga njëri-tjetri – mbi marrëdhënien tuaj do të bien hije të papëlqyeshme. Besimi se do të jeni pranë njëri-tjetrit edhe në momentet më të vështira, kur secili do të nxjerrë në pah dobësitë e veta.

Komunikim të hapur

Nuk është e thënë të flisni pa pushim, por sa herë të bisedoni, duhet të rrëfeni gjithë ç’mbani brenda. Duhet të keni një komunikim të lirshëm. Shumë martesa helmohen nga mungesa e komunikimit të mirë, që i zgjidh konfliktet përmes argumentave pa e përshkallëzuar situatën. Duhet të qëndroni sa më gjatë bashkë përpara se të martoheni, që të keni të paktën një konflikt të madh, prej të cilit të mund të dilni triumfatorë së bashku.