Kodër Kamza në varfëri të thellë, Kosova: Gjithçka për të lehtësuar biznesin e vogël

521
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Kodër Kamzës, dhe vizitoi tregun e kësaj zone. Rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e kanë goditur shumë këtë pjesë të kryeqytetit.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe tregtarët, Kosova u angazhua që Bashkia do të bëjë gjithcka për të lehtësuar barrën e rëndë të tregtarëve dhe për të krijuar vende të reja pune.
“Vitin e parë punova domethënë, tani me ndërrimin e qeverisë ka rënë çdo gjë”, thotë një tregtar.
Halim Kosova: Duke parë, dhe duke parë mjerimin, është një farë nxitje se çfarë duhet të bëj Bashkia, që të shohë të gjitha mundësitë e veta, të mos bjerë dakort me këtë situatë.
“S’ka punë, çfarë të bëjmë? S’ka lekë”, shprehet një qytetar.
Halim Kosova: Bashkia do bëjë të pamundurën sepse e kemi të qartë sepse ngado që shkojmë problem është puna, rënia e konsumit, rrënimi i biznesit. Çfarë ka Bashkia në dorë do e bëjë se s’bën.
“Dyqanin e kam me qera 200 mijë lekë . Nëqoftëse na kërkojnë tatime, na kërkojnë për peshoren, taksë për gjithçka. S’na lane, një ditë të na eci, krejt na i marin, ça s’na bëjnë”, ankohet një shitës në treg.
Halim Kosova: Bashkia do të jetë e gatshme, do të jetë pranë jush të bëjë gjithçka.
“Gjithë rinia është duke ndenjtur në shtëpi, janë duke kaluar një stres të paparë”, shprehet një banor.
Halim Kosova: Mjerë ajo qeveri dhe ajo Bashki që nuk bën atë që duhet për rininë. Ne kemi ca plane konkrete që i kemi diskutuar me të rinjtë, se si të afrojmë mundësi punësimi, ose çfarë idesh që ata kanë t’i ndihmojmë me financime vetëm se duhen të gjithë të lëvizin. Idetë e tyre ne do t’i mbështesim t’i bëjmë realitet.
Sigal