Largimi i Roshit, Basha: Tani e ka radhën Rama

423
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas dorëheqjes së Elvis Roshit nga Bashkia e Kavajës. Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë Edi Ramën, duke thënë se e dinte dënimin e Roshit dhe e mbrojti. Sipas kryedemokratit, Elvis Roshi është prova e parë që ligji funksionon dhe do vazhdojë të nxjerrë krimin më të madh që ka firmën e Ramës. “Edvin Rama vendosi të rrinte me Elvis Roshin. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër, Edvin Rama. Roshi kishte mëbshtetjen e Ramës. Ai është me rekorde krimiane. Ka dhe një dënim në Zvicër, edhe në Gjermani, edhe këtë që nuk e kujtonte në Itali. Rama e ka ditur që Roshi ka dënim për drogë në Zvicër. Sot zgjodhi të gënjente përsëri shqitparët, duke thënë që i vetmi dënim është ky, por ai e di që Roshië shtë dënuar në Zvicër. Nuk është një ditë për të fërkuar duart, por për të parë se ku e kanë katandisur Shqipërinë. Elvis Roshië shtë prova e parë që ligji funksionon. Ligji do vazhdojë të nxjerrë krimin më të madh që ka firmën e Ramës”, ka thënë Basha.
Sigal