Verifikimi i deklarimeve, deri tani 320 funksionarë të lartë me Dëshmi Penaliteti të… falsifikuara

2131
Dalin “njollat” e para lidhur me dekriminalizimin e administratës publike dhe drejtuesve të lartë shtetërorë e politikë. Fillimisht, nga formularët e plotësuar e të dorëzuar në KQZ për individët e zgjedhur nga populli e të mandatar nga parlamenti si deputetë, kryebashkiakë, kryetarë këshilli qarqesh, këshilltarë bashkiakë, gjyqtarë prokurorë e drejtues institucionesh të larta Kushtetuese, u zbuluan disa drejtues e deputetë me nga 2 e 3 emra, me datëlindje e vendlindje të ndryshuara! Ndërsa dje, sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, verifikimet e bëra në formularët e vetë-deklarimeve, kanë zbuluar edhe një skandal tjetër që lidhet me gjendjen penale të shtetarëve, qeveritarëve, ligjvënësve e ligj-zbatuesve. Deri tani, rezulton se janë 320 zyrtarë e shtetarë të cilët kanë paraqitur Dëshmi Penaliteti “të pastra”, kur realisht i kanë “të pista”, me “damkë” dënimesh në 25 vitet e fundit, por edhe gjatë ish-sistemit të diktaturës. 

      

Dyshimet dhe verifikimet në institucionet përkatëse që kanë arkivat e Gjendjes Penale të shtetasve shqiptarë e të huaj, por edhe të institucioneve që lëshojnë Dëshmitë e Penalitetit, faktojnë skandal-krimin e bërë me falsifikimin e këtyre dëshmive, duke fshehur krimet e zyrtarëve. Ka edhe të tillë, që janë dënuar, por kanë “fotokopjuar” e kanë marrë Dëshmi Penaliteti të “pastra”, duke u justifikuar me një ligj që pas 5, apo 10 vitesh “dënimi pastrohet”! krimi i bërë mund të fshihet nga gjendja penale, por jo nga regjistri, mbasi ai edhe pse nuk është me ndikues si krim, duhet deklaruar si “damkë”! troç shtrohet një pyetej që duhet pasqyruar në Dëshminë e Penalitetit: fakti nëse ke qenë, ose jo i dënuar! Janë 320 individë zyrash shtetërore e të madje edhe të drejtësisë, të cilët kanë vetë-deklaruar gjendje penale si “I pa dënuar me vendim të formës së prerë”, kur në fakt janë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Ky mashtrim me Dëshmitë e Penalitetit, nuk është bërë vetëm në formularët e dekriminalizimit, por edhe në dosjet e punësimit, mandatimit parlamentar dhe zgjedhjes së tyre si deputetë, kryetrarë bashkie, drejtues Këshilli Qarku e këshilltarësh bashkie. Hapja e dosjeve të tyre të punësimit, emërimit dhe zgjedhjes e mandatimin, ka treguar se ata kanë përdorur Dëshmi Penaliteti të falsifikuara.

 Ata që kanë përdorur Dëshmi Penaliteti të falsifikuara në vetë-deklarim formularësh të dekriminalizimit dhe në dosjet personale zyrtare të shtetit, janë evidentuar se ën cilët institucione ndodhen dhe po nis faza e procedimit të tyre, duke u shoqëruar me largim nga institucionet dhe çuarja përpara drejtësisë. numri më i madh i tyre është në 5 ministri, në 10 drejtori qendrore e në 19 bashki! Sipas të dhënave paraprake, mendohet se numri i shtetarëve e zyrtarëve që kanë paraqitur Dëshmi Penaliteti të falsifikuara mund të jetë shumë i madh, sidomos në disa drejtori rajonale e në drejtori brenda ministrive, por edhe në shëndetësi, në shërbimin diplomatik, në polici, në ushtri, arsim, dogana e tatime!
Sigal