U kap me rreth 1 ton drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

368
Një 32-shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Padovas, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë Dorian Konti, resident në Padova, sipas njoftimit zyrtar të policisë italiane. Hetimet e mbyllura me një urdhër arresti për shqiptarin, të autorizuar nga prokuroria italiane, i kanë lejuar efektivëve të zbulonin një apartament dhe një garazh të transformuar në një rafineri droge nga shqiptari. Sipas njoftimit zyrtarë të policisë së Padovas, në apartamentin në rrugën “Bassa” në Campodarsego (Padovas), u gjetën 60 kg marijuanë, e ndarë në 9.0257 pako, 9 kilogramë heroinë dhe 1 kg kokainë, të ndara në 5.311 pako. Konti, grosist i drogës në Padova, shtatorin e kaluar u arrestua pasi u kap me 500 gr heroinë, të fshehura në një makinë, pranë kishës Santa Giustina, në sheshin Prato della Valle.
Sigal