Largimi i ministrave teknikë, Zhupa: Ja pse nuk janë dorëhequr

495
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sqaruar se pse edhe pas 10 ditësh nga zgjedhjet e 25 qershorit ende nuk janë dorëhequr ministrat teknikë.“Ministrat teknikë do të japin dorëheqjen pasi të kenë përfunduar raportin për rolin dhe përdorimin e administratës në zgjedhjet e 25 qershorit. Pastaj ata patjetër që do të japin dorëheqjen dhe nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo. Këtë deklaratë Zhupa e ka dhënë në një emision televiziv. Të gjithë ministrat teknikë janë angazhuar për të formuluar raportin lidhur me përfshirjen e administratës në fushatën zgjedhore. Pavarësisht punës së bërë prej tyre për të parandaluar përdorimin e administratës në mitingje, një gjë e tillë nuk u arrit të përmbushej plotësisht. Ndonëse një pakt i tillë u firmos nga Rama dhe Basha në takimin e 17 majit, ministrat teknikë u gjendën përballë problematikave të shumta. Një pjesë e personave u pezulluan nga detyra, pati edhe shkarkime. Ndërkohë ditët e fundit kanë dhënë dorëheqjen disa nga këshilltarët e emëruar pas marrëveshjes.
Sigal