Lajthitja e Ramës: S´më doni mua, shikoni telenovela ose sport

278
Sigal

Kryeministri Edi Rama mund të jetë i vetmi kryetar qeverie në Europë që kërkon publikisht një pjesëmarrje të ulët në votime. Pjesëmarrja e ulët në votime dihet se favorizon qeverinë, por kurrë nuk ka ndodhur që Kryeministri i një vendi të ftojë ata që janë kundër tij që të mos shkojnë të votojnë. Dhe thirrja e Ramës vjen në një kohë kur institucuionet që menaxhojnë zgjedhjet apo Presidenti i republikës i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisisht në zgjedhje. E njëjta thirrje i është bërë qytetarëve edhe nga diplomatët e akredituar në Tiranë.

Nga Durrësi, atje ku zhvilloi një seri takimesh, Rama ka sulmuar sërish Lulzim Bashën për mitingun hapës të fushatës së zgjedhjeve, që PD-ja mbajti dje në sheshin “Nënë Tereza”.

“A e patë cfarë rrëmuje u krijua dje? Ashtu është mënyra si janë ata, ADN-ja e tyre, uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme, ata janë përçarës sepse kanë qenë gjithmonë minorancë pas 1992, e para dhe e fundit herë që kanë fituar”, tha ai.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama tha se nëse nuk do e donin atë, atëherë rri në shtëpi, shiko telenovela.

“S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.

Zgjedhjet në këtë qark janë për të mos humbur trenin e ri të kohës. Kur unë marrë përsipër diçka, asnjëherë nuk e lë në mes të rrugës, pavarësisht se mund të marrë më shumë kohë, por jo për shkak se unë fle gjumë. Kush e parashikonte tërmetin apo pandeminë? Raste të caktuara bëjnë të që mos e arrij ta mbaj fjalën, por kurrë të mos dorëzohem”, tha ai.