Veliaj: Bashkinë e gjetëm me 30 milionë dollarë borxhe

504
Kryebashkiaku Veliaj ka mbledhur sot Këshillin Ekonomik të Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, kreu i Bashkisë së Tiranës analizoi problemet aktuale dhe pikat ku do të fokusohet puna e këtij këshilli.
Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka sot 30-31 milionë dollarë borxhe pa përfshirë kompanitë vartëse. Ai tha se Bashkia do të njohë çdo borxh, pavarësisht se ato janë të trashëguara nga administrata e Bashës.
“Kemi gjetur një bashki të zhytur në borxhe. Sot borxhet 30-31 milionë dollarë pa përfshirë kompanitë e tjera publike. Për kompanitë e pastrimit janë 4.6 milionë dollarë. Kemi filluar të paguajmë borxhet për to. Ju keni parë, qyteti është shumë i pastër. I kemi dhënë prioritet pagesës së borxhit të ndotjes për pastrimin. Mbi 7 milionë dollarë borxhe për infrastrukturën. Ju garantoj se do të njohim çdo borxh të Bashkisë së Tiranës”, tha ai.
Veliaj tha se do të nisë hartimi i planit të ri urbanistik, i cili përfshin kthimin e sheshit “Skënderbej” në pedonale.
Sigal