Kuvendi miraton sot projektbuxhetin 2017

391
Sigal

Seanca e Kuvendit e së enjtes, e parafundit për këtë sesion parlamentar, parashikon diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme, ku mes tyre veçohet miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektbuxhetit 2017 dhe i paketës fiskale, zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, votimi i dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Konkurencës etj.

Pika e 10-të e rendit të ditës është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i pr/ligjit të buxhetit dhe i ligjeve te paketës fiskale që e shoqërojne atë. Tre pikat e para janë ligje që lidhen me identifikimin elektronik, nënshkrimin dhe dokumentin elektronik, ndërsa pritet të ratifikohet dhe marrëveshja e garancisë me BERZH-n për planin e ristrukturimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për votim është parashikuar Kodi Hekurudhor, i mbartur nga seancat parardhëse, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Krahas axhendes zyrtare, debatet ne parlament si zakonisht pritet te fokusohen tek aktualiteti politik ne vend, qe ze dhe pjesen me te madhe te diskutimeve ne séance.