Arrestohen vëllezërit që zunë pritë dhe sulmuan me thikë në Shkodër, ku mbeti i plagosur një 26 vjeçar

520
Sigal

Dy vëllezër janë arrestuar si autorë të pritës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Shkodrës ku mbeti i plagosur një 26 vjeçar.

Ngjarja u shënua rreth orës 19:00 të 14 dhjetorit dhe policia arrestoi pak orë më pas Gjergj Miftari, 32 vjeç dhe Gjovalin Miftari, 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Barbullush, Vau Dejës

Policia informon: “Këta shtetas për motive të dobëta ju kanë dalë përpara në rrugë shtetasve E.Gj., 26 vjeç dhe A.G., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Barbullush dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë sulmuar me armë të ftohtë (thikë) dhe sende të forta, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.Gj., i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse shtetasi A.G. ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në fytyrë.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 79/dh-22, 25 e 279 të Kodit Penal.