Kuvendi miraton buxhetin 2021/ Turp ! 500 miliard lekë për oligarkët e PPP. Prof. Arben Malaj; Rrezikohemi që paratë të shkojnë për vjelur vota

258
Sigal

Kuvendi miraton sot Buxhetin 2021, 400 ln euro për koncensionet

Parlamenti do të miratojë sot projektbuxhetin e vitit 2021. Ajo që bie në sy është se qeveria Rama ka në projekt për të kaluar me votën e deputetëve një shumë prej 400 milionë euro të tjera për koncesione të reja.

Përveç miliardave lekë të firmosura deri tani nga kryeministri për PPP, koncensione, tenderime etj, në këtë projektbuxhet, që po kalon në parlament, janë planifikuar edhe 400 milionë euro.

Shuma, e cila mund të përdorej për rritjen  e pensioneve, pagave, biznesin, për rrugë, shkolla e spitale, apo edhe për mbështjejen lidhur me përballimin e pandemisë, ku Covid-19 ka kaluar çdo parashikim, Qeveria vijon të mendojë për financimin dhe pagesat e koncesioneve që zotërohen nga disa biznesmenë pranë Qeverisë.

Megjithëse është kritikuar nga FMN, Banka Botërore, shoqatat e biznesit, opozita e bashkuar, lidhur me borxhet e mëdha që po iu lë shqiptarëve, Kryeministri vazhdon në dhënien e gjithçkaje me koncesion.

Prof. Dr. Arben Malaj: Rrezikohemi që paratë të shkojnë për një marketing partiak elektoral, se sa për sfidat e qytetarëve

Ish-ministri i ekonomisë Arben Malaj, mbrëmë, duke analizuar buxhetin e miratuar nga parlamenti për vitin 2021,  theksoi se për shkak të pandemisë kemi një rënie të aktivitetit ekonomik dhe rritje të papunësisë. Prof. Dr. Arben Malaj tha se ka tre ngjarje të cilat do të ndikojnë në buxhet. E para, është ndihma ekonomike e punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. E  dyta, ka të bëjë me rimbursimin e barnave të Covidit.  E treta, është një paketë ekonomike për të papunët krahas masave të reja antiCovid, e cila aktualisht është inekzistente nga qeveria. Ish-ministri Prof. Dr. Arben Malaj, shprehet se buxheti do të synojë të jetë një marketing partiak për zgjedhjet e ardhshme, se sa një buxhet që ndihmon qytetarët për sfidat e jetës së përditshme. Ish-ministri Prof. Dr. Arben Malaj: “Për shkak të pandemisë kemi rënie të aktivitetit ekonomik, pra rritje të papunësisë dhe varfërisë, si dhe njëkohësisht na duhet të shpenzojmë më shumë dhe të investojmë më shumë. Ajo që do duhej të qartësohej në debatin në parim, ose nen për nen, do të ishte dhe krahasimi i alternativave që do të jepte dhe opozita parlamentare, gjë që mungoi në trajtën e një propozimi të strukturuar. Duket se tre ngarjet e fundit, siç ishte leksioni i demokracisë që erdhi nga greva e Ballshit, ku punonjësit fituan të drejtën e trajtimit social, marrja parasysh e propozimit të opozitës parlamentare për rimbursimin e barnave Covid. Kjo erdhi edhe pas apelit të Bankës Botërore se shqiptarët po shpezonin të ardhurat për mbijetesë për kujdesin shëndetësor. E treta është për t’u habitur, por vetëm në Shqipëri ndodh që ndërsa u prezantuan masat anti-Covid, qeveria nuk ishte e gatshme të prezantonte një paketë për të papunët, për të varfërit dhe për shtresat në nevojë. Rrezikohemi edhe për shkak të fushatës elektorale të kemi një buxhet i cili do të synojë një marketing partiak, se sa një përballim me sfidat që do të kenë shqiptarët në jetën e përditshme.”