Dyshohet se tentoi të vriste me thikë një person, arrestohet 35 vjeçari në Pukë

316
Sigal

Ditën e sotme Policia e Pukës ka arrestuar një person pasi pas një konflikti dyshohet se tentoi të vrasë me thikë një 35-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku dy personat ishin duke pirë alkool në një lokal, por pasi dolën janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe.

Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe.

Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i plagosuri ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.