Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtarë të përkohshëm

2078
Sigal

Konstitucionalisti Sokol N. Hazizaj: Delegimi i gjyqtarëve të shkallëve të ulëta në Gjykatën e Lartë është në kundërshtim me Konventën e të Drejtave

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj reagon ndaj projektligjit që përgatit qeveria, sipas Opinionit të EURALIUS, që të plotësojë Gjykatën e Lartë me gjyqtarë të përkohshëm , sipas modelit Kryeprokuror i Përkohshëm”, duke argumentuar se kjo bie ndesh edhe me Konventën e së Drejtës dhe me Kushtetutën e Shqipërisë.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj shkruan: Lutem shumë, po shumë ama, të mos përdoret drejtësia si hale, kur sa herë i zë barku nuk pyesin sa e pastër është vendi ku shkarkohen.  Në këtë kuptim ideja e delegimit te gjyqtarëve të shkalleve më të ulëta pranë Gjykatës së Lartë, vjen në kundërshtim flagrant me:
1. Nenin 6 të Konventës të Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykatës vetëm dhe vetëm me ligj;
2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtarë të përkohshëm;
3. I njëjti ligj i sipërcituar pranon vetëm emërimin dhe statusin e gjyqtarit për të gjykuar vetëm sipas emërimit, duke ndaluar gjykimin në shkallë tjetër;
4. KLGj sot nuk po përballon dot delegimet pranë gjykatave të së njëjtës shkallë, jo me pastaj në Gjykatën e Lartë.

Konkluzion paraprak

Formula e gjetur, nga EURALIUS për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë është e nxituar, përbën deformim total të gjithë thelbit të reformës. Në mënyrë absolute, të gjitha çështjet që do gjykohen në Gjykatën e të Drejtave (Strazburg) do jenë me rezultat negativ.