Sali Berisha: Rruga e Shqipërisë për në BE e bllokuar nga narkoshteti, apo shteti i mafies së drogës!

452
Sigal

Ish-kryemnistri Berisha duke cituar shkrimin e fundit të ZDF-së me titull: “Lidhjet e Mafias me politikën po bllokojnë integrimin e Shqipërisë’, shkruan se: ‘Rruga e Shqipërisë për në BE e bllokuar nga narkoshteti, apo shteti i mafies së drogës!

‘Rruga e Shqipërisë për në BE e bllokuar nga narkoshteti, apo shteti i mafies së drogës!

Ja se çfare shkruan rrjeti kryesor televiziv gjerman.

ZDF: ‘Lidhjet e Mafias me politikën po bllokojnë integrimin e Shqipërisë’

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i vetmi që Merkel priti në Berlin në prag të samitit të Berlinit”, shkruante Deutsche Welle në pritje të nisjes së Samitit të Poznanit. Kurse ZDF shkruan se rrugën e Shqipërisë drejt BE po e pengon krimi dhe droga “Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës në shkallë të gjerë dhe përfshirja e mafies me politikë qëndrojnë në rrugën e pranimit të vërtetë në BE.”