Berisha takon demokratët në Vlorë: Basha tradhëtar, ne ringritëm PD si opozitë të vërtetë

227
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Vlorë në përvjetorin e themelimit të kësaj dege të PD-së. Nga Vlora, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ringritur. Sipas tij, ndryshe nga sa pritej PD nuk u shpërbë, por në kohë rekord u ngrit si opozitë e vërtetë.

Po ashtu, në takimin me demokratët, ish-lideri historik i partisë akuzoi sërish kryedemokratin Basha, duke e cilësuar si tradhtar.

“Ne mbijetuam. Me gjithë këtë ecuri ne 25 prill ishin sëbashku 620 mijë shqiptarë. Ishim sëbashku 620 mijë shqiptarë, një forcë politike madhore. Nga këta 620 mijë vetëm 19% prej tyre i besonin kryetarit të PD. Në vend që në 26 prill të mbushte sheshet për të mos pranuar sistemin e patronazhistëve, këto njeriu që shpalli masakrën elektorale do shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë. U mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen. Përsëri në dallim nga parashikimet se ne mund të shuheshim, shkriheshim, jemi në këmbë dhe ne arritëm me idealet tonë të shënojmë një vit të errët dhe ta mbyllim në një vit shprese për shqiptarët. Në kohë rekord ngritëm PD si opozitë të vërtetë”, tha Berisha.