Dy makina aksidentohen në aksin Durrës-Maminas, plagoset pasagjeri, dërgohet me urgjencë në spital

205
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Durrës-Maminas.

Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri me iniciale E.M që është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhjet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në segmentin Durrës-Maminas, një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. M., që ndodhej në automjetin qe drejtonte shtetasi F. D.

Shetetasi E. M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.