Përmbyten tre shkolla në Tiranë, Shahini anulon mësimin

617
Sigal

Tre shkolla në Tiranë janë përmbytur gjatë natës dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar në Facebook, anulimin e mësimit për sot.

Shahini njofton” “Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.”