Kushtetuesja, ja si manipuloi Palmer me zgjedhjet lokale

317
Sigal

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë një rrugëzgjidhje për krizën e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë një rrugëzgjidhje për krizën e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, që e propozoi si rrugë të mesme ish-i dërguari special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer. Atëherë kur zgjedhjet moniste ishin kryer me plot parregullsi, që e detyruan rilindjen të manipulonte dhe garën që organizoi vetë, kishte dhe një datë rezervë që nuk u mor kurrë parasysh: atë që dekretoi presidenti Meta. Ajo i jepte opozitës shpresën se zgjedhjet moniste mund të zhbëheshin për t’u zëvendësuar nga një palë zgjedhje normale. Situata ishte e tensionuar në kulm.Pikërisht për këtë u prit me shumë interes ndërhyrja që bëri ish-Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, i cili dha një intervistë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç.Propozimi i Matthew Palmer, njeriut që pati kërcënuar opozitën për djegien e mandateve dhe Bashën e Kryemadhin personalisht për organizimin e protestave të dhunshme, ishin disi qesharak. Në intervistën për VOA serb ai tha: lërjani këtë punë ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Kujtojmë se atëherë kjo gjykatë nuk ekzistonte akoma, gjë që e bëri presidentin e republikës të reagonte me qesëndi: “pse nuk doni zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston”?

Tashmë ‘Venecia’ ka arritur në përfundimin që zgjidhja që ofroi ish-i dërguari special për Ballkanin nuk ka asnjë vlerë.

E megjithëatë palët bënë sikurse ‘urdhëruan” amerikanët dhe pritën që çështjen e zgjedhjeve lokale ta zgjidhte Kushtetuesja.Ndërkohë Palmer e kreu detyrën, i lau duart me Shqipërinë dhe Ballkanin dhe i delegoi postin pasardhësit të tij Escobar.Por vetëm sot ne marrim vesh se zgjidhja që propozoi ish-Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë ishte jo vetëm qesharake, por edhe nul. Sepse sot ka mbërritur një opinion i Komisionit të Venecias, i cili nënvizon se “Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore”. Ekspertët e Venecias, pas një analize të gjatë juridike arrijnë në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.Me kompromisin që Palmer u ofroi palëve çështja u çua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata e bashkive të vendit. Pas seancës së zhvilluar më 23 qershor, ku u dëgjuan pretendimet e të gjitha palëve anëtarët e Gjykatës vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias.Dhe tashmë ‘Venecia’ ka arritur në përfundimin që zgjidhja që ofroi ish-i dërguari special për Ballkanin nuk ka asnjë vlerë. Matthew Palmer s’do t’ia dijë më për atë që ka thënë, por kompromisi i tij i papërgjegjshëm i dha frymëmarrje për aq sa i duhej Edi Ramës.