Kush ishte studenti që ngriti turmën në këmbë? Çfarë i tha Ramës përpara braktisjes së takimit?

650
Sigal

Gjatë takimit të tij me studentët në kuadër të ashtuquajturit “dialog” Rama është përballur që kur ka mbërritur në Vlorë me reagimet e forta të të rinjve.

Takimi ka nisur me reagime të shumta nga ana e studentëve ku fillimisht nuk i janë bindur kryeministrit i cili po mundohej ti mësonte ata se ku duhej të uleshin.

Ai i është drejtuar një të riu që ishte ulur në gjunjë duke i thënë: “Vër të ndenjurat në dysheme që të mos të mpihen gjunjët. Mos rri në gjunjë”.

Njëri nga studentët që mori fjalën iu drejtua Ramës duke i thënë se, çështja kryesorë është se i keni dhënë autonomi Universitetit, por kjo nuk është e justifikueshme.

“Faj nuk është i Universitetit, mos është kjo një mënyrë për të shfajësuar veten tuaj? Studentët po bëjnë mësim me turne dhe ndaj ka një kërkesë të lartë për të frekuentuar Tiranën. Këtu nuk ka vende për diskutim, këto gjëra bëhen ose nuk bëhen. Për çfarë do të diskutojmë?” – u shpreh studenti.

Ai vijoi duke duke iu drejtuar Ramës se, kërkoni dialog me ne, ndërkohë që nuk ka vend për dialog.

“Ju kur jeni në një takim ballëpërballë të mbushni mendjen por ne duam zgjidhje”.

Kjo shkaktoj të qeshura dhe brohoritje tek studentët e pranishëm por kryeministri tha: “mos vijoni me batuta se do të dilni të humbur me mua”.

Studenti vijoi fjalën e tij duke thënë: “mos na detyroni që pëlqimin që mund të kemi për ju ta kthejmë në urrejtje sepse në Vlorë ju kanë votuar. Jemi këtu për zgjidhje ndaj mos na detyroni t’i bojkotojmë politikanët dhe ti dëbojmë njëkohësisht”.

Studenti pas fjalës së tij largohet dhe pas tij shkojnë edhe shumë studentë të tjerë, duke thirrur, “O ministrja e shefit vet, shefit vet e shefit vet, mesatarja 5.8-të, 5.8-të, 5.8-të”.

Gjithashtu studentët thërrasin, “Eduam shqipërinë si gjithë Europa”.