Kush dhe pse e kërcënojnë ‘Artisin e Mertituar’, Limoz Dizdarin…?!

484
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Agron Mema 

Artisti i Merituar Limoz Dizdari është kërcënuar për herë të tretë mbrëmjen e 18 majit 2021. Këtë ia ka bërë të ditur vet artisti Limoz Dizdari gazetës “ TELEGRAF”. Kërcënimi i parë ka ndodhur  në maj të 2017-ës, kohë që metaforikisht artisti Dizdari, kompozitori i shquar shqiptar, një nga ikonat e shquara të botës së artit dhe një personalitet me një profil të një politikani të urtë e të mençur, por i pakompromis me parimet që ka dhe udhëhiqet, e quan me plotë gojën si “ koha e ndërrimit të gjakut dhe lëkurës”. Po pse arrihet në një prerifrazim të tillë? Vet ngjarjet e ndodhura që vërtiten rreth rij e japin shpjegimin qartazi; maj 2017, koha kur ndodhi kërcënimi i parë, por qe dhe koha e valvitjes së flamujve elektoralë, koha kur PS-ja, nëpërmjet Rilindjes, kërkonte mandatin e dytë, por e vetme  në tepsinë e pushtetit, “ pa të tjerë në prehër”. Dhe ja doli. Po shpejt u duk se ishin njerëz që u interesonte vetëm pushteti. U harrua shpejt historia e shëmtuar e majit 2017 ndaj artistit Dizdari, histori që u përsërit edhe me më egëri kërcënuese deri në “ do të zhdukim fizikisht me helmim në kafe”, kjo e denoncuar edhe në faqet e gazetës “Telegraf” dhe shtypit të përditshëm. Dhe vjen akoma më fyese dhe kërcënuese mbrëmjen e majit 2021.

“Artisti i Merituar Limoz Dizdari është kërcënuar për herë të tretë mbrëmjen e 18 majit 2021. Këtë ia ka bërë të ditur vet artisti Limoz Dizdari gazetës “TELEGRAF”.”

Vjen me po të njëjtat forma antiligjore, sips z. Dizdari, agresive dhe të shëmtuar e jashtë çdo kontrolli institucionesh. Ky është dhe përbën një turp. TURP. Situata është që duhet të mendojmë për çdo fjalë që besojmë. Dhe secila prej tyre është në planin sa njerëzor, aq inteletual o politikë. E çuditshme është fakti se edhe para katër vitesh ishte po kjo stinë e po ky muaj kur u shfaq kërcënimi i parë i cili tanimë po kthehet në fenomen me kërcënim serioz ndaj jetës  dhe shëndetit të artistit Dizdari. Dhe prej këtej rrjedh edhe shpjegimi metaforik i shprehjes së tij  se “ siç duket ka lidhje me ndërrimin e gjakut apo të lëkurës” e cila tenton e përpiqet të krijojë një atmosferë të rëndë e të frikshme. Dhe artisti vijon nën theksin e ironisë dhe sarkazmës së tij karakteristike se “ disponoj  dy të meta: Nuk jam as budalla dhe as frikacak”. Dhe ka shpjegimin e saj se kur ndodhi kërcënimi i parë në maj 2017, u organizua nga Limoz Dizdari një konferencë për shtyp në median e shkruar dhe vizive, si ajo kombëtare dhe lokale. Qe koha që kryeministri Rama kërkonte me këmbëngulje mandatin e dytë dhe timonin qeverisës t’a kishte vetëm e pa njeri në prehërin e pushtetit të tij. Dhe ashtu u bë. Ai i mori të gjitha për vete. Me sa duket jehona e të vërtetave të asaj konference shtypi të publikuara nga mediat, i krijuan kryeministrit Rama një situatë dhe përjetim jo të këndëshëm. Boja e debatit të zgjedhjeve akoma nuk ishte tharë. Kjo e detyroi kryeministrin Rama të kontaktojë me Limoz Dizdarin dhe të zhvillojë me të një bisedë telefonike. Bisedë që Limoz Dizdari  sjell një fragment në ligjëratë të drejtë:

“-…ku ka bir k+++e…që të tremb Limoz Dizdarin…çfarë thua…?

-…ata rrugaçët e tu…të të vij turp…

-…mos më bën nga këto, po luaj b++++n e shko tek Ëngjëll Agaçi…i kam dhënur porositë zgjidhë problemin tënd…”

“Shkak mbetet Qendra e Artit “DEA” në Ksamil, që bashkëshortët artistë Limoz e Adriana Dizdari vajtën vite që mbajnë me thonj nëpër dhëmbë funksionimin e saj”

Ky është një fragment që Limoz Dizdari na e sjell për të na kujtuar  një deklaratë të vërtetë nga Av. Ngjela se “ asgjë nuk bëhet në Shqipëri pa bekimin e kryeministrit…”. Dhe ka të drejtë, se në fakt po ndodh vetëm kështu. E takuan Ëngjëll Agaçin ku gjetën vetëm një Ëngjëll me jehonë të madhe, se në të vërtetë qe vetëm “tigri prej letre”. Problemet jo vetëm që nuk u zgjidhën, por përsëritem me më agresivitet dhe më frikshëm e kërcënues duke përshkallëzuar shantazhin. Dhe si për çudi edhe ky kërcënim nuk ka vetëm të përbashkët muajin maj, por edhe kohën paszgjedhore, Rama sa ka fituar mandatin e tretë?! Po pse ndodh? Siç e kemi bërë të ditur edhe në shkrimet e publikuara më parë, shkak mbetet Qendra e Artit “DEA” në Ksamil, që bashkëshortët artistë Limoz e Adriana Dizdari vajtën vite që mbajnë me thonj nëpër dhëmbë funksionimin e saj. Nga kush? E nga kush tjetër përveç atyre, që i ka mbytur makutëria dhe grykësia e tjetërsimit dhe përvetësimit të pronave në Bregdetin Jonian dhe ëndërrojnë që edhe këtë qendër arti ta kenë në thonjtë e tyre. Nga ana e zotit Dizdari është bërë edhe një denoncim në institucionet përkatëse për kërcënimin e bërë ndaj tij.