Tanke e tela me gjemba/ Spanja mobilizohet ndaj emigrantëve, 8000 marokenë u futën në dy ditë (FOTO)

169
Sigal

Autoritetet spanjolle kanë dëbuar emigrantët nga enklava Seuta, pasi mijëra prej tyre përmes rrugëve ujore ishin nisur nga Maroku, shkruan Reuters.

Kryeministri Pedro Sanchez, ka thënë se në total janë 8.000 që gjatë dy ditëve të fundit janë futur në Seut, e mbi 4.800 prej tyre janë kthyer nga forcat e sigurisë nga të dyja anët, duke reaguar për të parandaluar kalimin e mëtejshëm.

Tanke e tela me gjemba/ Spanja mobilizohet ndaj emigrantëve, 8000

“Aktualisht jemi duke kryer procesin e pranim-dorëzimit, të atyre që në mënyrë të kundërligjshme janë futur”, ka thënë Sanchez në parlamentin spanjoll.

Nga orët e para të mëngjesit të sotëm, policia dhe ushtria spanjollë me pajisje mbrojtëse dhe mjete të blinduara i kanë përcjellë disa emigrantë në drejtim të Marokut, ndërsa policia marokene ka dëbuar qindra të rinj nga vija kufitare.

 

Tanke e tela me gjemba/ Spanja mobilizohet ndaj emigrantëve, 8000