COVID po “shfarros” indianët/ Regjistrohet numri rekord i viktimave brenda një dite në të gjithë botën

199
Sigal

India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të viktimave nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Sipas medieve të huaja, ministria vendase e shëndetësisë njoftoi se 4,529 viktima u regjistruan të mërkurën ndërsa virusi përhapet me shpejtësi përtej qyteteve.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja mbante rekordin për numrin ditor të vdekjeve, kur regjistroi 4,475 fatalitete më 12 janar.

Në total, India ka regjistruar 25.4 milionë raste që nga shpërthimi i pandemisë, dhe 283 mijë viktima.

SHBA-ja megjithatë është vendi më i prekur në botë si pasojë e virusit vdekjeprurës, pasi deri më tani ka raportuar 33 milionë raste si dhe 587 mijë të vdekur.