Mjekët në Britaninë e Madhe fillojnë grevën historike të mërkurën

47
Sigal

Mjekët e sistemit shëndetësor publik NHS në Angli do të dalin të mërkurën në një grevë historike, pasi për herë të parë mjekë specialistë dhe specialistë të lartë me poste drejtuese do të hyjnë në grevë së bashku.

Këta të fundit kanë nisur tashmë mobilizimin 48-orësh nga sot e martë, ndërsa specialistët do të futen në grevë nga nesër deri të premten.

Mjekët kërkojnë rritje më të madhe dhe kushte më të mira pune.

Drejtuesit e NHS thonë se urgjencat do të shërbehen, por paralajmërojnë se greva përbën një rrezik në rritje për pacientët.

Sekretari i Shëndetësisë Stephen Barclay kritikoi grevistët, duke thënë se kërkesat e mjekëve të përgjithshëm për një rritje prej 35% ishin “jo të arsyeshme”.

Ai konfirmoi gjithashtu se qeveria po shqyrton zgjerimin e ligjit për nivelin minimal të mbulimit të nevojave në sektorin publik në rastet e grevës, në mënyrë që tash e tutje të ketë të bëjë edhe me NHS.