Av.Gokutaj: Minigrupi i Bashës, dhe pse gjedhjet “sui generis”, janë nul !

Së pari se ato janë zhvilluar në kundërshtim me Statutin e PD dhe kjo është konstatuar nga Këshilli Kombëtar, i cili e ka anuluar këtë votim! Së dyti dhe më kryesorja është fakti se çdo ndërmarrje e cilitdo grupimi politik brenda PD është antiligjor dhe i pamundur për shkak se çështja e Statutit të Rithemelimit të PD është në procedurë gjyqësore dhe ende e papërfunduar!

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka pranuar për regjistrim Statutin e Kuvendit të Rithemelimit! Me autorizim të Lulzim Bashës juristi Enkelejd Alibeaj kërkoi legjitimimin e tij si ankues dhe pavarësisht se një kërkim i tillë ishte antiligjor. Po ajo Gjykatë e njohu si ankues! Mbi ankimin e Lulëzim Bashës nëpërmjet Alibeajt aktet shkuan në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe e ktheu çështjen për rigjykim tek po kjo Gjykatë! Mbi rekursin e PD të Rithemelimit aktet e këtij procesi ndodhen në Gjykatën e Lartë në pritje të gjykimit! Këtu ka ndodhur absurdi juridik ku Lulëzim Basha nga njera anë me tagrin e Kryetarit ankimon regjistrimin e Statutit të Rithemelimit dhe nga ana tjetër zhvillon një votim rizgjedhjeje për Kryetar që as më shumë dhe as më pak do të thotë se me veprimin e djeshëm ka pranuar që nuk është Kryetar dhe duhet të rizgjidhet si i tillë! Ndërkohë gjithmonë ka pretenduar se është ai Kryetari i PD! Gjithsesi pa u vendosur fati i Statutit të Rithemelimit, i cili ndodhet në procedurë gjykimi dhe është i pashfuqizuar nga ndonjë Gjykatë zgjedhja, rizgjedhja apo çdo procedurë tjetër në lidhje me postin e Kryetarit të PD nga ana e Lulëzim Bashës jo vetëm që është nul dhe i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt juridik, por e kthen atë, Jeminin dhe eskortën e marrosur në Sanço Panço që lufton me mullirin e erës që në rastin konkret është Posti i Kryetarit të një Partie që nuk ekziston! Zoti mos i faltë se e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë!

Sigal