Adriana Kalaja: Ky është grusht shteti, nuk bëhet me tanke. Në kohët që jetojmë, grushti i shtetit bëhet me akte ligjore

263
Sot në seancën e rradhës, në Gjykatën Kushtetuese ku shqyrtohet kërkesa për shkarkim të Presidentit, Kuvendi i Shqipërisë paraqet një provë të re.
Nē analizë dhe shqyrtim të kësaj prove nga ana e përfaqësuarve të Presidentit, është konstatuar se kjo provë është e fallsifikuar.
E kam përmendur shumë herë se në vendin tonë, ka rënë shteti ligjor i së drejtēs përsa kohë që nuk zbatohet nga Institucionet përgjegjëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit, por kjo është shumë e rëndë.
Shumë e RËNDË.
Kuvendi i Shqipërisë fallsifikon dokumentat me qëllimin e vetëm shkarkimin e Presidentit.
Kjo sipas meje është ngjarja më e rëndë nga pikpamja ligjore në këto tetë vite.
Kur Kuvendi i Republikës ndërmer këtë akt të rëndë, çfarë presim ne nga aktet ligjore që këto fallsifikatorët do miratojnë?
Pas argumentimit që ksm dhënë lidhur me ekspertin Mërkuri i cili ka dhe tagrin e përfaqësuesit ligjor të Kuvendit, kjo e sotmja e DELEGJITIMON kërkesën e këtij të fundit për shkarkimin e Presidentit si një proces i cili është antikushtetues.
Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese duhet të ndërpresë gjykimin e çështjes dhe të referoj kallëzim penal lidhur me këtë provë dhe këtë vepër penale pranë SPAK.
Po kështu, Kuvendi i Shqipërisë duhet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme duke vënë personat përgjegjës para ligjit si dhe duke i i krijuar mundësi Opozitës Reale të distancohet nga ky akti i turpshëm.
Ndryshe, Presidentit të Republikēs i lind e gjith6 e drejta të referoj nē SPAK kallëzim penal ndaj të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ky është grusht shteti.
Nuk bëhet me tanke.
Në kohët që jetojmë, grushti i shtetit bëhet me akte ligjore.
Rilindasit kanë dhënë prova.
Edi Rama & CO.
Edhe Lulzim Basha përsa kohë nuk ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese asnjë akt ligjor antikushtetues.
Ky është pazari.
Ti (Rama) miratoji.
Unë ( Basha) hesht.
Shqiptarët paguajnë.
Ps: Pres me kërshëri “luftëtaren” kundër korrupsionit dhe shtetin ligjor, Yuri Kim se Soreca ka kohë që ka zënë mënd.
Sigal